Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Covid doli nga parashikimet”, Tomini:Kur do përcaktohet fundi i pandemsië

2021/03/09 at 9:50 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Covid/ ISHP: Kombinimi me virozat respiratore e vështirëson gjendjen

Zëvendësministrja e Shëndetësisë Eugena Tomini deklaroi në  1 vjetorin e pandemisë , se koronavirusi Covid-19 doli përtej parashikimeve krahasuar me pandemitë në vite.


Sipas Tominit tashmë jemi në një përballje më të sigurt me virusin, por sipas saj trajtimi dhe vaksinimi përmbyllin transmetimin, transmetoi në A2CNN.

“Po të flisnim si sot një vit më parë do ishim para një situate me shumë të panjohura, rezistencën e virusit në mjedis e objekte dhe ecurinë e pandemisë. Covid-19 doli përtej parashikimeve përtej një viti sikurse pandemitë e tjera përgjatë viteve. Jemi në përballje më të sigurt, tablo klinike të konsoliduar dhe me hetimin e rasteve. Protokolli i trajtimit dhe vaksinimi janë të rëndësishëm për të përmbyllur transmetimin përmes spërklave. Hetimi epidemiologjik është ndër hallkat kryesore, pastaj diagnoza laboratorike. Gjithnjë testojmë për shumë që të mos kemi klinika të rënda”.

Tomini  thotë gjithashtu se një ndër armët më të fuqishme për të luftuar virusin është vaksinimi i popullsisë, ku synohet 70% në rang kombëtar. Sipas saj tremujori i parë i vitit 2022 do të përcaktojë fundin e pandemisë.

“Një ndër armët e fuqishme është vaksinimi që nuk do bëjë çudira, por do ulë raste të rënda të sëmundjes dhe ky është një objektiv që po luftojmë fort dhe për të arritur imunitetin e tufës në 70% të rang kombëtar. Janë konkluzione përkundër një beteje që duhet të vazhdojë edhe këtë vit. Tremujori i 2022 do të përcaktojë dhe fundin e kësaj pandemie, pasi ecuria e virusit ka pasur oshilacionet e veta. Shëndetësia shqiptare u përball me këtë luftë pa kaluar në kolaps, atë që pamë edhe në botë që kanë struktura më të fuqishme se ne. Objektivi ynë ka qenë që hallkat e sistemit të funksiononin si një e tërë”.

Covid-19 nuk ka reaguar si viruset e tjerë respiratorë, thekson, Tomini, e cila shton se ky virus ka ndryshuar nivelin e transmetueshmërisë dhe ka shfaqur agresivitet.

“Duhet të theksohet që Covid nuk ka reaguar si viruset e tjerë respiratorë, por ka treguar të kundërtën ka qëndruar prezent gjatë gjithë vitit dhe ka ndryshuar nivelin e transmetueshmërisë dhe agresivitet. Ka treguar një përshtatje ndryshe nga viruset respiratorë. Mutacionet do përshaten përkundrejt fillesës së tij, duke treguar afinitet dhe agresivitet ndaj individëve dhe rasteve klinike. Klinika ka qenë e qëndrueshme dhe me të njëjtën klinikë janë paraqitur disa nga mutacionet deri tani. Deri sa nuk kemi një kornizë të virusit mëmë. Duhet të kemi studime të mëtejshme”.

Sa i takon numrit R, Tomini thotë është nën 1 në nivel global, por kjo sipas saj ndryshon në varësi të testimeve dhe rasteve pozitive.

“Rënia ndryshon në varësi të testimeve. Ne kemi R 0.99, por luhatet kundrejt ditëve. Në nivel global R ndryshon në sipërfaqe e mjedise të ndryshme dhe karakteristikave demografike në popullata të ndryshme dhe sjelljes fiziologjike të virusit. R në nivel global është nën 1 por në shtet të caktuara tendenca e R është më lartë në vendet e tjera. Ka lidhje direkte me numrin e testimeve dhe rasteve pozitive ditore”.

Për masat anticovid ajo përsëriti të njëjtin qëndrim, se ato varen në bazë të indikatorëve që janë pozitiviteti i rasteve, shtrimi në spital dhe viktimat.

“Deri në këto momete komiteti i ekspertëve vlerëson situatën. Raste që kanë kërkuar hospitalizim janë 79 % e shtretërve të ezauruar, terapia  terapia intensive 34% e ezauruar, prandaj Komiteti i Ekspertëve po vlerëson situatën dhe nuk ka ndryshime sa i takon masave shtrënguese deri më tani. Pozitiviteti, shtrimet dhe terapia intensive dhe vdekjet janë 3 indikatorë që monitorohen në mënyrë sistematike, duke u krahasuar me dy javët pararendëse. Ka qenë një ritmikë e daljeve dhe prononcimeve dhe do merren në konsideratë rekomandimet”.

E pyetur në lidhje me optimizmin për muajt e verës, ku kreu i qeverisë tha se do të shpëtojmë turizmin, Tomini tha se vaksinimi masiv është synimi kryesor i kreut të qeverisë.

“Vaksinimi është një ndër arritjet botërore dhe Shqipërisë dhe qeveria ka arritur kanalizime me firma distributore dhe besojmë fort që përmes synimit dhe arritjes së objektivit të popullatës për 14 muaj dhe thënia e kryeministrit dhe angazhimi i tij personal është synimi i tij kryesor dhe shpresojmë që vera të jetë ndryshe nga vera që lamë pas”.

Tomini sqaroi gjithashtu se nuk ka pasur refuzime nga personeli shëndetësor për bërjen e vaksinës, por vetëm shtyrje në kohë të atyre që e kanë kaluar Covid-19./Opinion.al

 

Etiketa: covidpandemotomini


Ju sugjerojmë

Rriten me 37% netqëndrimet në qershor
Aktualitet

Rriten me 37% netqëndrimet në qershor

18 Gusht, 2025 3:01 pm
Gjermania dhe Austria do sanksionojnë Dodikun dhe dy bashkëpunëtorët e tij
Bota

Dodik paralajmëron referendum në fund të shtatorit

18 Gusht, 2025 2:32 pm
Veliaj kërkon ndërhyrje të GJKKO-së për hetimet e SPAK ndaj tij
Aktualitet

Veliaj kërkon ndërhyrje të GJKKO-së për hetimet e SPAK ndaj tij

18 Gusht, 2025 2:24 pm
Zjarret në vend/ Berisha: Zjarrfikësit numëroheshin me gishtërinjtë e duarve
Aktualitet

Zjarret në vend/ Berisha: Zjarrfikësit numëroheshin me gishtërinjtë e duarve

18 Gusht, 2025 2:07 pm
Berisha: Thethi një krim shtetëror, do bëjmë gjithçka që të ndëshkohen autorët!
Aktualitet

Berisha: Thethi një krim shtetëror, do bëjmë gjithçka që të ndëshkohen autorët!

18 Gusht, 2025 1:53 pm
Punimet për Teatrin e Ri Kombëtar/Rama ndan pamjet: Do jetë një vepër arkitektonike…
Aktualitet

Punimet për Teatrin e Ri Kombëtar/Rama ndan pamjet: Do jetë një vepër arkitektonike…

18 Gusht, 2025 1:38 pm
The Telegraph: Rënia e shpejtë e klanit më të frikshëm të drogës në Shqipëri
Aktualitet

The Telegraph: Rënia e shpejtë e klanit më të frikshëm të drogës në Shqipëri

18 Gusht, 2025 1:22 pm
Kamioni merr para dy makina në Shkodër, një i vdekur dhe tre të plagosur
Aktualitet

Kamioni merr para dy makina në Shkodër, një i vdekur dhe tre të plagosur

18 Gusht, 2025 1:12 pm
Manalit: Fabrika që po ushqen makinerinë e luftës së Rusisë
Rajoni

Manalit: Fabrika që po ushqen makinerinë e luftës së Rusisë

18 Gusht, 2025 12:56 pm
Vodhën një tabakino gjatë natës në Lezhë, arrestohen dy shtetas të Kosovës
Aktualitet

Vodhën një tabakino gjatë natës në Lezhë, arrestohen dy shtetas të Kosovës

18 Gusht, 2025 12:44 pm
Para
Ndiqni live emisionin “Opinion”

Ndiqni live emisionin “Opinion”

Në listat e PD, Açka: Më është afruar partia mua, jo unë partisë

Në listat e PD, Açka: Më është afruar partia mua, jo unë partisë

Haxhiu: PD është fajtore, s’mund të qëllojë me vezë kryeministrin

Përbërja e listave/Baton Haxhiu: Do lindë përplasje
















TE FUNDIT

Rriten me 37% netqëndrimet në qershor

Rriten me 37% netqëndrimet në qershor
18 Gusht, 2025

Në muajin qershor, strukturat akomoduese shënuan një rritje të ndjeshme të vizitorëve dhe netqëndrimeve, krahasuar me të njëjtin muaj të...

Lexo më shumë

Dodik paralajmëron referendum në fund të shtatorit

Gjermania dhe Austria do sanksionojnë Dodikun dhe dy bashkëpunëtorët e tij
18 Gusht, 2025

Presidenti i Republikës Sërpska, Millorad Dodik, ka njoftuar se në këtë entitet të Bosnje e Hercegovinës do të mbahet referendum...

Lexo më shumë

Veliaj kërkon ndërhyrje të GJKKO-së për hetimet e SPAK ndaj tij

Veliaj kërkon ndërhyrje të GJKKO-së për hetimet e SPAK ndaj tij
18 Gusht, 2025

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka depozituar më 13 gusht, pranë Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit...

Lexo më shumë

Zjarret në vend/ Berisha: Zjarrfikësit numëroheshin me gishtërinjtë e duarve

Zjarret në vend/ Berisha: Zjarrfikësit numëroheshin me gishtërinjtë e duarve
18 Gusht, 2025

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha i ka cilësuar një krim shtetëror zjarret që përfshinë disa zona të vendit gjatë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com