Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nuk u bë pjesë e listave, Musa Ulqini:Largohem politikisht jo shpirtërisht

2021/03/09 at 8:43 PM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Nuk u bë pjesë e listave, Musa Ulqini:Largohem politikisht jo shpirtërisht

Musa Ulqini ka reaguar ditën e sotme pasi është konfirmuar publikisht se tashmë nuk do të jetë më pjesë e listave të kandidatëve të PS për deputet në zgjedhjet e 25 prillit.


Nëpërmjet një statusi në Facebook, Ulqini shkruan se ishte i nderuar qe ka përfaqësuar banorët e Dumresë, teksa sipas tij kanë punuar shume për ta kthyer atë zonë ashtu siç është sot.

Ndër të tjera ai shkruan se po largohet politikisht por jo shpirtërisht nga zona të cilën ka përfaqësuar.

“Të nderuar miq, qytetarë të Belshit

Siç u bë e ditur mbrëmë, unë nuk do të jem më përfaqësuesi juaj në Kuvendin e Shqipërisë. Kam qenë i nderuar që kam përfaqësuar në dy mandate radhazi banorët e një zone të mrekullueshme si Dumreja. Them e mrekullueshme, jo vetëm për bukuritë e pashoqe natyrore me 84 liqenet karakteristike, por në radhë të parë për qytetarinë e njerëzve të urtë e punëtorë të kësaj zone. Së bashku punuam fort për ta ndryshuar e kthyer Dumrenë siç është sot, një aset i mirëfilltë turistik, që është edhe një e mirë e madhe për banorët e saj. Përballuam së bashku pasojat e tërmetit të marsit 2014, të shtatorit e nëntorit 2019 si dhe u angazhuam fort në përballimin e situatës së krijuar nga pandemia e Covid. Së bashku kemi zhvilluar fushatat elektorale të viteve 2013, 2015, 2017 dhe 2019, të cilat ishin modele të komunikimit qytetar, larg konfliktualitetit.

Sot është dita të falenderoj të gjithë ata që ishin pjesë e këtij rrugëtimi politik në këto dy mandate. E kam të pamundur të përmend të gjithë emrat e bashkëpunëtorëve në këtë rrugëtim, sepse ata janë të shumtë, por dua të theksoj se pa kontributin qytetar dhe angazhimin e socialistëve të Dumresë, pa përkushtimin e ekipit të mrekullueshëm të bashkisë së re të Belshit e kryetarit të saj Arif Tafani, pa mbështetjen e përhershme të të gjithë institucioneve shtetërore të angazhuara në këto ndryshime të qeverisë Rama, ndryshimet e jetësuara në të gjitha fushat e jetës në Dumre, nuk do të ishin këto që janë sot.

Unë tashmë largohem politikisht nga Dumreja, por jo shpirtërisht. Ju uroj të gjithëve shëndet e mbarësi në familjet tuaja dhe socialistëve të Belshit suksese në zgjedhjet e 25 Prillit.”- shkruan Ulqini./Opinion.al

Etiketa: listmusa ulqinipsreagimzgjedhje


Ju sugjerojmë

Marrëveshja për armëpushimit në Gaza, Begaj: Mbështesim paqen e qëndrueshme
Kryesore

Klodian Braho në krye të SPAK, Begaj: Lufta kundër korrupsionit kërkon vendosmëri

11 Dhjetor, 2025 7:34 pm
Sekuestrimi i anijes me naftë, Maduro: Amerikanët janë Piratët e Karaibeve
Bota

Sekuestrimi i anijes me naftë, Maduro: Amerikanët janë Piratët e Karaibeve

11 Dhjetor, 2025 6:14 pm
Viza amerikane/ Ambasada e SHBA në Tiranë i pret shpresat për këta vizitorë
Aktualitet

Klodian Braho në krye të SPAK, Ambasada e SHBA: Presim të vazhdojmë partneritetin

11 Dhjetor, 2025 5:56 pm
Rama: Nuk po kërkojmë lëmoshë nga BE, po tregojmë që jemi gati
Aktualitet

Zgjedhja e kreut të ri të SPAK, reagon Edi Rama

11 Dhjetor, 2025 5:51 pm
Kroacia do të blejë tanke nga Gjermania
Bota

Kroacia do të blejë tanke nga Gjermania

11 Dhjetor, 2025 4:14 pm
Profili/ U zgjodh kreu i ri i SPAK, kush është Klodjan Braho
Aktualitet

Profili/ U zgjodh kreu i ri i SPAK, kush është Klodjan Braho

11 Dhjetor, 2025 3:45 pm
Klodian Braho zgjidhet kreu i ri i SPAK
Aktualitet

Klodian Braho zgjidhet kreu i ri i SPAK

11 Dhjetor, 2025 3:23 pm
Projektligji i taksave, Trump: Askush nuk shkon me pushime pa u miratuar
Bota

Trump prezanton “vizat e arta” në vlerë të 1 milion dollarëve

11 Dhjetor, 2025 3:11 pm
Kandidati për kreun e SPAK, Klodian Braho shpalos platformën e tij
Aktualitet

Kandidati për kreun e SPAK, Klodian Braho shpalos platformën e tij

11 Dhjetor, 2025 2:19 pm
Berisha pranon firmat për Endrit Shabanin: Doli i lidhur me Ramën
Kryesore

Berisha pranon firmat për Endrit Shabanin: Doli i lidhur me Ramën

11 Dhjetor, 2025 2:16 pm
Para
Makina përplas motorin, plagoset 47 vjeçari

Aksident në Gjirokastër, një i mitur dërgohet në Spitalin e Traumës

Covid/ ISHP: Kombinimi me virozat respiratore e vështirëson gjendjen

“Covid doli nga parashikimet”, Tomini:Kur do përcaktohet fundi i pandemsië

Ndiqni live emisionin “Opinion”

Ndiqni live emisionin “Opinion”
















TE FUNDIT

Klodian Braho në krye të SPAK, Begaj: Lufta kundër korrupsionit kërkon vendosmëri

Marrëveshja për armëpushimit në Gaza, Begaj: Mbështesim paqen e qëndrueshme
11 Dhjetor, 2025

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka reaguar pas zgjedhjes së Klodian Brahos në krye të Prokurorisë së Posaçme. Përmes një...

Lexo më shumë

Sekuestrimi i anijes me naftë, Maduro: Amerikanët janë Piratët e Karaibeve

Sekuestrimi i anijes me naftë, Maduro: Amerikanët janë Piratët e Karaibeve
11 Dhjetor, 2025

“Don’t worry, be happy”! Kështu Nicolas Maduro, lideri i Venezuelës, këndon dhe kërcen ndërsa ushtria amerikane i afrohet gjithnjë e...

Lexo më shumë

Klodian Braho në krye të SPAK, Ambasada e SHBA: Presim të vazhdojmë partneritetin

Viza amerikane/ Ambasada e SHBA në Tiranë i pret shpresat për këta vizitorë
11 Dhjetor, 2025

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka reaguar pas zgjedhjes së Klodian Brahos në krye të Prokurorisë...

Lexo më shumë

Zgjedhja e kreut të ri të SPAK, reagon Edi Rama

Rama: Nuk po kërkojmë lëmoshë nga BE, po tregojmë që jemi gati
11 Dhjetor, 2025

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pasi Klodian Braho u zgjodh kreu i ri i SPAK-ut. Me anë të një postimi...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com