Kryeministri Edi Rama, ka njoftuar mbrëmjen e sotme se Shërbimi i Strokut në Neurologji në QSUT, do të mbaje emrin e Drini Dobit, që ndërroi jetë pasi u infektua me Covid.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë kryeministri nëpërmjet një njoftimi në Facebook.
Në një ceremoni të zhvilluar në nder të mjekut kanë merrë pjesë familjarët, miqtë e ngushtë dhe kolegë.
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu nënvizon se Drini Dobi dha kontribut real e të madh në luftën ndaj pandemisë, në atë që ajo e quajti “betejë e shekullit” . Kurse, Rama thekson se emri i Dobit i vihet Shërbimit të Strokut në Neurologji, në nderim të faktit se ai shërbeu denjësisht për bluzën e bardhë të mjekut.
Ogerta Manastirliu: Drini Dobi ishte një njeri, që e gjeje kudo në spital. Atij iu dedikua 100 për qind profesionit. Drini dhe të gjithë mjekët e kthyen në mision, për të mposhtur Covid. Drita në fund të tunelit është më e qartë se asnjëherë.
Ne nuk do harrojmë njerëzit tanë më të dashur, nuk do harrojmë doktor Drinin dhe mjekët e infermierët që humbën jetën në këtë betejë të shekullit.
Postimi i kryeministrit Edi Rama:
Në nderim të një shërbyesi të denjë për bluzën e bardhë e një njeriu të rrallë, Shërbimi i Strokut në Neurologji në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, nga sot mban emrin e mjekut Drini Dobi, i cili humbi jetën si pasojë e COVID19./Opinion.al