Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Tym Idrizi i doganave”, PDIU- Ramës: Bablok mos i lësho pëllumbat

2021/03/08 at 3:03 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Idrizi: Kaçifas ushtar i Vorio Epirit, si është e mundur që nuk ndalohen

Kryeministri Rama i ka sulmuar kundërshtarët e tij politikë gjatë vijimit të prezantimit të deputëtevë të rinj për zgjedhjet e 25 Prillit. Në daljen e fundit publikisht, mes të tjerëve Rama sulmoi edhe kreun e PDIU Shpëtim Idrizin, të cilin e quajti Tym Idrizi. “Tym Idrizi i doganave, që televizionin e ka për luftë gjakatare me grekun, ndërsa deputetllëkun për të shitur vende pëllumbash në zyrat e shtetit”, tha Rama.

Por në një reagim, PDIU e ka cilësuar kryeministrin ndër të tjera edhe tradhtar të çështjes çame.

“Bablok mos i lësho pëllumbat e mendjes së sëmurë”, shkroi PDIU në rrjetet sociale, ndërsa e cilëson Ramën si makiavelist dhe intrigant.

Reagimi

Reagim i PDIU Tiranë: Bablok mos i lësho pëllumbat e mendjes së sëmurë

Babloku makiavelist i tipit “një pallat, një votë”, ky përfaqësues emblematik i korrupsionit institucional e politik, që e nisi karrierën duke shitur ikona të vjedhura, duke ndryshuar fasada e shitur leje ndërtimi për të cilat njihet gjerësisht si “Mister 20%”;

ky investim okult i qarqeve antishqiptare, ky klloun që ka 21 vite në pushtet e qeverisje me propagandë që do e kishte zili edhe Musolini;

ky intrigant i vogël, por shterues i madh i arkës së shtetit që e ndan me miqtë e tij oligarkë ditën për diell, e ku Nusretin e ka kuzhinierin e shpurës perverse të zullumqarëve që po fut me shpejtësi nëpër lista me shpresën se do t’i shpëtojnë drejtësisë neser;

ky i pashpresë që kanabizoi vendin, kriminalizoi politikën dhe e polarizoi shoqërinë;

ky i pabesë e i paburrë që largoi mbi 400 mijë shqiptarë nga shtëpitë e trojet e tyre;

ky tradhtar që shiti Çështjen Çame si agjendë personale, dhuroi detin e shqiptarëve dhe vendos për shitjen e çdo prone sikur t’ia kenë lënë prindërit;

ky shërbëtor i banditëve që iu ka premtuar kulla, porte e aeroporte, licenca minierash e telekomunikacioni, dhe që do mandate për të shkatërruar këtë vend të bekuar nga Zoti;

ky individ që e mat hajdutërinë me metra aq sa do ta kishte zili edhe libri “Guinness”, do të kujtohet si vemja e hedhur me neveri në koshin e plehrave të historisë së dhimbshme të tranzicionit shqiptar.

Edvin Rama, 25 prilli po vjen me furi për të të lënë lakuriq në vetminë tënde të madhe në Surrel duke pritur drejtësinë të të trokasë në derë që të japësh llogari njëherë e përgjithmonë për çdo të keqe që i ke bërë këtij vendi.

Edvin Rama, koha jote ka përfunduar!

Etiketa: ceshtja camepdiuramaShpetim Idrizi

Ju sugjerojmë

Trump njofton marrëveshjen mes Iranit dhe Izraelit: Lufta mbaroi
Bota

Trump njofton marrëveshjen mes Iranit dhe Izraelit: Lufta mbaroi

24 Qershor, 2025 1:00 am
A ka ndonjë shqiptarë në Iran që kërkuar kthimin në vend? MEPJ reagon për “Opinion”
-U tha në Opinion

A ka ndonjë shqiptarë në Iran që kërkuar kthimin në vend? MEPJ reagon për “Opinion”

23 Qershor, 2025 11:06 pm
“Opinion” siguron pamjet ekskluzive të raketave në qiellin e Katarit
-U tha në Opinion

“Opinion” siguron pamjet ekskluzive të raketave në qiellin e Katarit

23 Qershor, 2025 10:46 pm
Arianit Shehu në Opinion: Nëse do mundej, Irani do e ‘trondiste’ botën!
-U tha në Opinion

Arianit Shehu në Opinion: Nëse do mundej, Irani do e ‘trondiste’ botën!

23 Qershor, 2025 10:35 pm
Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Probleme në qarkun Vlorë, Lezhë dhe Kukës
Aktualitet

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Probleme në qarkun Vlorë, Lezhë dhe Kukës

23 Qershor, 2025 10:30 pm
The New York Times: Khamenei emëron tre pasardhës në rast se vritet
Bota

Irani goditi Katarin, Khamenei: Nuk do të dorëzohemi përballë shkeljeve

23 Qershor, 2025 10:15 pm
Sulmi ndaj bazës ajrore amerikane në Katar, Trump: Reagimi i Iranit, i dobët
Bota

Sulmi ndaj bazës ajrore amerikane në Katar, Trump: Reagimi i Iranit, i dobët

23 Qershor, 2025 10:05 pm
Vendet e Lindjes së Mesme dënojnë sulmin iranian ndaj bazës amerikane në Katar
Bota

Vendet e Lindjes së Mesme dënojnë sulmin iranian ndaj bazës amerikane në Katar

23 Qershor, 2025 9:48 pm
“Ping-pongu” i qytetarit në Mirditë!Ministria i jep grant investimi,bashkia ia djeg
Aktualitet

“Ping-pongu” i qytetarit në Mirditë!Ministria i jep grant investimi,bashkia ia djeg

23 Qershor, 2025 9:20 pm
Analizë: Sulmi i Iranit në bazën ajrore amerikane në Katar, tejet simbolik
Bota

Analizë: Sulmi i Iranit në bazën ajrore amerikane në Katar, tejet simbolik

23 Qershor, 2025 9:09 pm
Para
Manastirliu te Covid 2: Brenda javës përfundon vaksinimi i stafit mjekësor

Manastirliu te Covid 2: Brenda javës përfundon vaksinimi i stafit mjekësor

Kosova regjistron 587 raste me koronavirus dhe 6 viktima

Kosova regjistron 587 raste me koronavirus dhe 6 viktima

Gruaja Alpha/ Ti je e mrekullueshme

Gruaja Alpha/ Ti je e mrekullueshme

TE FUNDIT

Trump njofton marrëveshjen mes Iranit dhe Izraelit: Lufta mbaroi

Trump njofton marrëveshjen mes Iranit dhe Izraelit: Lufta mbaroi
24 Qershor, 2025

Presidenti Trump njofton se është arritur një armëpushim midis Izraelit dhe Iranit. Në një postim në Truth Social, presidenti Trump...

Lexo më shumë

A ka ndonjë shqiptarë në Iran që kërkuar kthimin në vend? MEPJ reagon për “Opinion”

A ka ndonjë shqiptarë në Iran që kërkuar kthimin në vend? MEPJ reagon për “Opinion”
23 Qershor, 2025

Teksa përplasjet mes Iranit, Izraelit dhe SHBA-së sa vijnë e bëhen më të ashpra, një pyetje që qarkulloi në studion...

Lexo më shumë

“Opinion” siguron pamjet ekskluzive të raketave në qiellin e Katarit

“Opinion” siguron pamjet ekskluzive të raketave në qiellin e Katarit
23 Qershor, 2025

Tensionet në Lindjen e Mesme duket se janë në kulmin e tyre, ndërsa rajoni po përfshihet nga një valë e...

Lexo më shumë

Arianit Shehu në Opinion: Nëse do mundej, Irani do e ‘trondiste’ botën!

Arianit Shehu në Opinion: Nëse do mundej, Irani do e ‘trondiste’ botën!
23 Qershor, 2025

E gjithë bota po mban frymën dhe i ka sytë nga konflikti i ashpër i ditëve të fundit mes Iranit-Izraelit-SHBA-së....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com