Një qytetar, i cili pretendonte se ishte vëllai i një pacienteje të infektuar më COVID dhe e shtruar tëk infektivi ka bërë ditën e sotme një denoncim publik teksa pretendonte se kishte 2 ditë që nuk kishte marrë asnjë informacion për motrën e tij.
Ai shprehet se kishte humbur kontaktet teksa thekson se e motra kishte dhe transplanto në veshka.
“Sot s’kam kontaktuar fare. Tani i shkruaj mesazhe dhe nuk përgjigjet. Erdha për t’i dërguar disa gjëra. Shpresoj… Jo, jo absolutisht asnjë s’më ka telefonuar. E di se nga cili mjek ndiqet se më ka thënë motra, por nuk kam asnjë kontakt. Motra është në gjendje të keqe, është 40 vjeçe, është me transplant në veshka. Shpresoj të bëhet diçka.”- ka thënën qytetari sot teksa bëri dhe denoncimin.
Mënjëherë pas denoncimit të tij Ministra e Shëndetësisë u ka duruar mediave një video të pacientes 40-vjeçare, e cila shfaqet duke falënderuar mjeken Najada Çomo dhe stafin e spitalit Infektiv.
Gjatë mesazhit të saj pacientja rrëfen se fillimisht kishte pasur frikë të shtrohet në Infektiv, por ka mbetur shumë e kënaqur nga puna e “bluzave të bardha” dhe stafit në tërësi.
“Përshëndetje doktorësh Najada, ti je mbretëresha e spitalit. Faleminderit shumë për çdo gjë që bën për të gjithë pacientët te Infektivi. Por kur u sëmura kisha shumë frikë të vija këtu te Infektivi, nga fjalët negative të njerëzve. Isha e frikësuar. Unë jam fansja jote e parë, edhe jashtë ku jetoja në Amerikë dhe Greqi të ndiqja me pasion.
Dukeni që jeni njeri shumë i mirë dhe vetëm nga që të njohja ty vendosa të vija dhe thashë kam besim te ai njeri. Do ta shoh personalisht dhe çdo gjë ka mbaruar, do bëhem mirë. Të falënderoj shumë, qofsh mirë gjithmonë se po bën gjëra të mrekullueshme! Dua të them për stafin dhe infermieret, unë jam shumë e kënaqur. Nuk kam fjalë.
Nuk e di përse kaq negativitet nga njerëzit që dalin jashtë dhe flasin ndryshe. Ti je shembulli i të gjithëve. Sa zemër të mirë keni! Na shihni nga ana njerëzore pastaj si pacientë. Qofshi mirë të gjithë”, shprehet ajo në video-mesazh./Opinion.al