‘Fryma e re demokratike’ ka zgjedhur ditën e sotme kreun e ri pas dorëheqjes së Bamir Topit.
Ai që do të udhëheqë partinë deri në zgjedhjet e 25 prillit do të jetë Sali Shehu.
Shehu u zgjodh sot në krye të FRD-së, në mbledhjen e Asamblesë Kombëtarë të partisë, e cila pranoi gjithashtu dorëheqjen e z. Topi. Kujtojmë që më ë herët Sali Shehu mbante postin e Sekretarit të Përgjithshëm të FRD-së.
Ndër të tjera gjatë mbledhjes antarët e Asamblesë se FRD-së miratuan politikisht në unanimitet të plotë kaolicionin me PD-në, për zgjedhjet e 25 prillit./Opinion.al