Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Denoncimi i Kryemadhit/ Manjani: Përgjegjësia duhet kërkuar kohë më parë

2021/03/05 at 10:30 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Denoncimi i Kryemadhit/ Manjani: Përgjegjësia duhet kërkuar kohë më parë

Pas denoncimit të kryetares së Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi lidhur me inceneratorët ku është përmëndur dhe emri i tij, ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka një reagim publik.

Në një status në rrjetet sociale, ai thotë se në kuptimin politik qëndrimi i tij i asaj kohe ka qënë në përputhje edhe me qëndrimin e adaptuar të LSI disi kundër koncesioneve.

Lidhur me koncesionin e Tiranës, Manjani shprehet se nuk ka patur votim në Këshillin e Ministrave për arsye se kryeministri nuk e pranoi votimin. Në fund të reagimit Manjani shton ndër të tjera se përgjegjësia për çeshtjen e inceneratorëvë duhet kërkuar shumë kohë më parë.

Reagimi i plotë

Një sqarim:

Nuk kam dashur, ende nuk dua që të përfshihem në këtë fushatë zgjedhore. Aq më pak në praktinën e denoncimeve penale palët i bëjnë njëra-tjetrës. Jo në fushata elektorale, por në asnjë rast nuk jam përkrahës i kallëzimeve penale që bëjnë partitë dhe politikanët. Por temë tjetër kjo.

Dje gjatë gjithë ditës miq të mi, të njohur e të pa njohur më kërkonin informacion mbi qëndrimet e Ministrisë së Drejtësisë në raport me inceneratorin e Tiranës, qëndrime të cilat u parashtruan publikisht dhe në Opinion nga zonja Monika Kryemadhi.

Siç përmenda, kisha vendosur të mos përfshihesha në këtë debat me natyrë elektorale, por meqë jam cituar përgjatë debatit në studion e Fevzos ku lindën disa paqartësi, si dhe në respekt të atyre që kërkojnë që të sqaroj pozicionin tim, po e sqaroj këtu si vijon:

  1. Ministri i Drejtësisë është zyrtar kyç, i mandatuar nga ligji për të kontribuar në procesin ligjhartues e vendimmarrës të qeverisë. Shkresat që janë ekspozuar në këtë rast janë rutinë për kohën që unë e kam kryer atë detyrë. Pra të tilla reagime mund të gjenden plot. Duhet të them se në kryerjen e kësaj detyre kam patur edhe mbështetjen zyrtare të Kryeministrit, përveç mandatit politik që kisha nga kryetari i LSI.

Të dy veç e veç më kërkuan të ushtroj kontroll të rreptë mbi proçesin vendimmarrës në qeveri. Tjetër gjë se si kjo porosi u harrua disi rrugës nga ata, por e kam kryer me shumë rigorizitet këtë detyrë ligjore deri në fund.

  1. Ato shkresa, pra reagimet zyrtare të Ministrit të Drejtësisë, në thelbin e tyre i sugjerojnë Ministrit të Mjedisit “HAP GARËN”. Bindja ime ka qenë dhe mbetet se çdo shërbim publik duhet të blihet me garë. Këtë bindje e kam shprehur zyrtarisht gjithmonë, në çdo okazion zyrtar pavarsisht se kush ishte ministri apo zyrtari tjetër. Në këtë rast, fakti që ia kemi thënë edhe një ministri të LSI tregon qëndrimin tim parimor mbi çështjen.
  2. Duhet të them se LSI në atë kohë adaptoi edhe një qëndrim publik disi kundër koncensioneve. Madje bashkë me një koleg tjetër përgatitëm dhe një projekt ligj për të ndërhyrë në ligjin e koncensioneve, por kjo nismë u harrua. Pra në kuptimin politik, qëndrimi im ishte krejt në përputhje edhe me qëndrimin e adaptuar të LSI për këtë temë.
  3. Sa i takon mbledhjes së qeverisë, nuk kam në memorien time personale ndonjë gjë specifike në lidhje me çështjen, por mund tu them me bindje, siç kam denoncuar edhe më parë, se në asnjë proçesverbal të qeverisë nuk do gjeni kush ishte pro e kush kundër një projektvendimi. Arsyeja është se Kryeministri NUK PRANON VOTIMIN në mbledhje.

Më duhet të them, se mua nuk ma ka ndërprerë fjalën asnjëherë, por votimin nuk e ka lejuar. Kjo është arsyeja që nuk e gjeni dot votën e asnjë ministri.

  1. Pavarësisht qëndrimeve të ministrave, qeveria ligjërisht është institucion politik dhe solidarisht përgjegjës në çdo kuptim. Këtë parim e kam shkruar vetë me dorën time në ligjin e Këshillit të Ministrave dhe i qëndroj edhe sot e kësaj dite. Pra, ministrat nuk mund të thonë që “unë s’isha dakord” dhe për pasojë nuk jemi përgjegjës. Absolutisht jo!

Ndaj gjithmonë kam ftuar partitë pjestare të një koalicioni të marrin përgjegjësitë politike dhe jo të anatemojnë apo miklojnë çështje e persona.

Këta të fundit janë të shkarkueshëm, por nuk mund të jenë përgjegjës për vendimet kolektive, janë apo jo dakord me to.

  1. Për çështjen e inceneratorëve, përgjegjësia duhet kërkuar kohë më parë sesa ky rast. Duhet parë mirë momenti kur u vendos incenerimi/djegia e strategjisë që u bë me BE, sipas të cilës Shqipëria do nxiste RICIKLIMIN dhe JO INCENERIMIN. Këtu filloi problemi dhe rruga e gabuar.

Edhe njëherë, nuk dua për asnjë shkak e asnjë rrethanë që ky sqarim të merret si mbështetje apo goditje ndaj njërës po tjetrës palë.

Sa më sipër është e vërteta e pastër që kam përjetuar unë./Opinion.al

Ju sugjerojmë

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
Kryesore

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 10:49 pm
Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
Bota

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

7 Qershor, 2025 10:38 pm
Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
Kryesore

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

7 Qershor, 2025 10:17 pm
Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:43 pm
Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:13 pm
Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 8:49 pm
“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
Kryesore

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

7 Qershor, 2025 8:34 pm
Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
Kryesore

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

7 Qershor, 2025 8:21 pm
Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Para
Basha takim me qytetarët: Do t’ju kthej shtetin, premtoj normalitet

Basha takim me qytetarët: Do t’ju kthej shtetin, premtoj normalitet

Rama: Tërmeti dhe pandemia thyen në mes mandatin e 2-të

Rama: Tërmeti dhe pandemia thyen në mes mandatin e 2-të

“U bëre gjyshe, nënë për të gjithë popullin”, Rama prezanton Luljeta Bozon

“U bëre gjyshe, nënë për të gjithë popullin”, Rama prezanton Luljeta Bozon

TE FUNDIT

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Ka përfunduar ndeshja Shqipëri-Serbi, e cila u luajt ditën e sotme në stadiumin “Air Albania”. Shqipëria barazoi pa gola ndaj...

Lexo më shumë

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
7 Qershor, 2025

Një 48-vjeçar në Gjermani ka përplasur me automjet një turmë njerëzish, ku mbetën të lënduar gruaja dhe vajza e tij....

Lexo më shumë

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
7 Qershor, 2025

Është tensionuar sërish situata në fushë, në këtë pjesë të dytë të ndeshjes Shqipëri-Serbi. Teksa dy skuadrat po përballen në...

Lexo më shumë

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi, e cila po luhet në stadiumin “Air Albania”. Minutat e pjesës së...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com