Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Qepenat ulen për pushtetarët”, PD nxjerr pamje nga tregu në Cërrik

2021/03/05 at 10:05 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
“Qepenat ulen për pushtetarët”, PD nxjerr pamje nga tregu në Cërrik

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike dhe njëherazi drejtues politik i Partisë Demokratike në qarkun e Elbasanit, Gazmend Bardhi, këtë të premte ka publikuar pamje nga tregu industrial pranë Kryqëzimit të Cerrikut në këtë qytet.

Nga pamjet duket se dyqanet janë me qepena ulur, ndërsa Bardhi shprehet se nuk ka pasur asnjë mbështetje për këto biznese nga qeveria gjatë pandemisë.

Më tej ai thotë se Elbasani është qarku me rënien më të madhe të konsumit në Shqipëri, ndërsa shprehet se PD ka një program që adreson krizën e thellë.

“Këto pamje nga tregu industrial pranë Kryqëzimit të Cërrikut, flasin vetë. Edhe ato pak njësi që ende mbijetojnë kanë xhiro minimale. Asnjë mbështetje gjatë pandemisë dhe prej 8 vitesh zero subvencion nga qeveria. Elbasani është qarku me rënien më të madhe të konsumit në Shqipëri, edhe pse përfaqësuesit që janë votuar, kanë marrë besim e pushtet në këtë zonë, mbajnë ora të shtrenjta, udhëtojnë me linja luksove avioni e kalojnë festat e fundjavat në resorte me 5 yje.

Kjo gjendje do ndryshojë! Ne kemi një program që adreson krizën e thellë. Me rritjen e ndihmës, të pensioneve, të pagave, me uljen e tarifave, çmimit të energjisë dhe naftës, me krijimin e vendeve të reja të punës, ne do të shtojmë konsumin familjar dhe do rigjallërojmë tregun. Banorët në fshat do marrin subvencion sipas dynymëve dhe krerëve të bagëtive, pa sorollatje e burokraci, vetëm me kartën e identitetit që do të jetë Nipt-i i tyre.

Kjo pamje me dyqane mbyllur do ngelet një kujtesë për politikanët që nuk mbajnë premtimet dhe ndjekin interesat e tyre e kujdesen të pasurohen për vete. Me votën që do sjellë ndryshimin me 25 prill, tabloja përmbyset.

Qepenat ulen për pushtetarët e korruptuar e gënjeshtarë dhe nis puna, energjia, dhe mirëqenia për njerëzit, për konsumatorët, për tregtarët, për fermerët dhe blegtorët!”, thotë Bardhi./Opinion.al

Ju sugjerojmë

The New York Times: Khamenei emëron tre pasardhës në rast se vritet
Bota

Irani goditi Katarin, Khamenei: Nuk do të dorëzohemi përballë shkeljeve

23 Qershor, 2025 10:15 pm
Sulmi ndaj bazës ajrore amerikane në Katar, Trump: Reagimi i Iranit, i dobët
Bota

Sulmi ndaj bazës ajrore amerikane në Katar, Trump: Reagimi i Iranit, i dobët

23 Qershor, 2025 10:05 pm
Vendet e Lindjes së Mesme dënojnë sulmin iranian ndaj bazës amerikane në Katar
Bota

Vendet e Lindjes së Mesme dënojnë sulmin iranian ndaj bazës amerikane në Katar

23 Qershor, 2025 9:48 pm
“Ping-pongu” i qytetarit në Mirditë!Ministria i jep grant investimi,bashkia ia djeg
Aktualitet

“Ping-pongu” i qytetarit në Mirditë!Ministria i jep grant investimi,bashkia ia djeg

23 Qershor, 2025 9:20 pm
Analizë: Sulmi i Iranit në bazën ajrore amerikane në Katar, tejet simbolik
Bota

Analizë: Sulmi i Iranit në bazën ajrore amerikane në Katar, tejet simbolik

23 Qershor, 2025 9:09 pm
Durrës/ Jahti zhduket në mes të ditës, pronari bën denoncimin në Polici
Kronikë

Durrës/ Jahti zhduket në mes të ditës, pronari bën denoncimin në Polici

23 Qershor, 2025 8:54 pm
Tensionet në rritje në Lindjen e Mesme, MEPJ thirrje shqiptarëve të Gjirit Persik
Kryesore

Tensionet në rritje në Lindjen e Mesme, MEPJ thirrje shqiptarëve të Gjirit Persik

23 Qershor, 2025 8:40 pm
Meri Shehu bën parashikimin e yjeve: Një nga javët më të bukura, ku triumfon…
-Jetë dhe Stil

Meri Shehu bën parashikimin e yjeve: Një nga javët më të bukura, ku triumfon…

23 Qershor, 2025 8:21 pm
Sulmi me raketa, Irani: Objektivi është SHBA, jo Katari
Bota

Sulmi me raketa, Irani: Objektivi është SHBA, jo Katari

23 Qershor, 2025 8:18 pm
Rinumërohen rreth 47% të votave të Tiranës
Aktualitet

Rinumërohen rreth 47% të votave të Tiranës

23 Qershor, 2025 8:03 pm
Para
Denoncimi i Kryemadhit/ Manjani: Përgjegjësia duhet kërkuar kohë më parë

Denoncimi i Kryemadhit/ Manjani: Përgjegjësia duhet kërkuar kohë më parë

Basha takim me qytetarët: Do t’ju kthej shtetin, premtoj normalitet

Basha takim me qytetarët: Do t’ju kthej shtetin, premtoj normalitet

Rama: Tërmeti dhe pandemia thyen në mes mandatin e 2-të

Rama: Tërmeti dhe pandemia thyen në mes mandatin e 2-të

TE FUNDIT

Irani goditi Katarin, Khamenei: Nuk do të dorëzohemi përballë shkeljeve

The New York Times: Khamenei emëron tre pasardhës në rast se vritet
23 Qershor, 2025

Lideri suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei ka reaguar pas sulmit me 6 raketa drejt bazës amerikane në Doha. Khamenei...

Lexo më shumë

Sulmi ndaj bazës ajrore amerikane në Katar, Trump: Reagimi i Iranit, i dobët

Sulmi ndaj bazës ajrore amerikane në Katar, Trump: Reagimi i Iranit, i dobët
23 Qershor, 2025

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka reaguar në rrjetet sociale pas sulmeve me raketa të Iranit ndaj një baze ushtarake amerikane...

Lexo më shumë

Vendet e Lindjes së Mesme dënojnë sulmin iranian ndaj bazës amerikane në Katar

Vendet e Lindjes së Mesme dënojnë sulmin iranian ndaj bazës amerikane në Katar
23 Qershor, 2025

Shumë vende në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut kanë reaguar duke dënuar sulmin iranian ndaj një baze amerikane...

Lexo më shumë

“Ping-pongu” i qytetarit në Mirditë!Ministria i jep grant investimi,bashkia ia djeg

“Ping-pongu” i qytetarit në Mirditë!Ministria i jep grant investimi,bashkia ia djeg
23 Qershor, 2025

Florenc Gjonaj është drejtuar në emisionin “Stop” në Tv Klan pasi zgjodhi të investonte në fshatin e tij në Rrëshen,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com