Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla pas miratimit të Projekt-Rezolutën për Shqipërinë në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian ka zhvilluar një bisedë telefonike me Raporteren për Shqipërinë zonjën Isabel Santos.
Npërmjet një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Balla shkruan se e ka falenderuar znj. Santos për Raportin e përgatitur, ku i kërkohet Këshillit Europian “mbajtja pa humbur kohë e Konferencës së Parë Ndër-Qeveritare me Shqipërinë”.
Balla konfirmon gjithashtu se raporti do të miratohet në seancën plenare të javës së fundit të marsit.
“Sapo falenderova përmes një telefonate Raporteren për Shqipërinë zonjën Isabel Santos, teksa Komiteti i Politikës së Jashtme i Parlamentit Europian miratoi në parim (vazhdon votimi i amendamenteve – online) Raportin e përgatitur nga eurodeputetja Santos, ku i kërkohet Këshillit Europian “mbajtja pa humbur kohë e Konferencës së Parë Ndër-Qeveritare me Shqipërinë”, duke rikonfirmuar vlerësimin shterues të Komisionit Europian se Shqipëria nuk ka më as kushte dhe asnjë detyrë të papërmbushur që të lidhet me Konferencën.
Raporti do të miratohet në seancën plenare të javës së fundit të marsit.”- shkruan Balla./Opinion.al