Monika Kryemadhi, Kryetarja e LSI e ka cilësuar ministrin e rindërtimit Arben Ahmetajn frikacak, pasi nuk ka firmosur në kontratat për inceneratorët.
Kryemadhi tha në emisionin “Opinion” se “atij që i duket vetja gangster ikën e ha, sepse është një fjalë e urtë që dhe firmën mos e vendos vend e pa vend.”
Pjesë nga intervista
Kryemadhi: Nga ditë e diel më thënë të drejtën…
Fevziu: Ke ndërruar mendim për Arben Ahmetajn?
Kryemadhi: Nuk është se kam ndryshuar shumë, por të paktën ka qenë i rregullt me letra, frikacakë.
Fevziu: Pse të jesh i rregullt me letra quhesh frikacakë?
Kryemadhi: Atij që i duket vetja gangster ikën e ha, sepse është një fjalë e urtë që dhe firmën mos e vendos vend e pa vend./ Opinion.al