Kryeministri Edi Rama ka deklaruar ditën e sotme gjatë prezantimit të programit “Drejtësia që duam” tha se PD, LSI dhe Presidenti Ilir Meta pengojnë reformën në drejtësi.
Më tej Rama deklaroi se PD, LSI, dhe KÇK sot janë 3 këmbët e së keqes së vettingut, të dy kokave presidentësh, që sipas tij nuk e duan reformën në drejtësi.
“Deri kur e vendosëm reformën në drejtësi në rendin e ditës, askush se mendonte se do ta niste atë maratonë me vendosmëri. I hymë detit në këmbë kur i thonë, edhe pse para nesh kishim mjegullën e dendur të skepticizmit dhe nihilizmit. Mos harroni se çfarë kemi hequr për ta votuar atë reformë, me ata që sot kërkojnë votën tuaj për të marrë drejtimin e këtij vendi, për të çuar në djall atë reformë. Mos harroni se çfarë iu desh që të bënin partnerët tanë europianë për të sjellë në parlament, Saliun, Ilirin dhe Lulin e Monikës për t’i nxjerrë ata nga ajo çadra tragji-komike u dhanë vende në administratë dhe në qeveri, vetëm e vetëm që të ktheheshin në kuvend për të votuar Vettingun, A-n e alfabetit të reformës dhe më pas të hynin në zgjedhje. Ju mund të thoni; “Po mirë ikën 4 vite që ta dhamë timonin, por kush është futur në burg, nga ata që ju e dini, dhe unë e di. Ata duhet të japin para SPAK llogari, dhe jo të shesin dokrra në sofrën e vendit”. Pyetje e dhimbshme dhe përgjigje po ashtu; askush! Kush e ka menduar se vota për vettingun do të çonin njerëz në burg, ai është hallka e parë, fshesa e pastrimit të drejtësisë nga llumi i kalcifikuar 30 vite me radhë. Pastrimi i pallatit të drejtësisë nga ata që u pasuruan, duke e kthyer drejtësinë në biznes dhe të drejtën e çdo njeriu që shitet e blihet sot e gjithë ditën. Presidenti i republikës dhe ish-presidenti i kësaj republike, mbështeten nga kasta e korruptuar, deri kur t’ju vijë dita e fshesës së vettingut. PD, LSI dhe KÇK, sot janë 3 këmbët e të keqes me dy koka presidentësh, që kërcënon fatin e reformës në drejtësi”, tha Rama./Opinion.al