Një plagosje me armë zjarri është shënuar pasditen e sotme në lagjen nr.5 në qytetin e Korçës.
Nga informacionet bëhet e ditur se i plagosur ka mbetur 30 vjeçari Igli Qani, i cili u dërgua menjëherë në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve./Opinion.al