Gjatë konferencës për shtyp me komisionerin, Oliver Varhelyi, dhe përfaqësuesin e Lartë të BE, Josep Borrell kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria i ka kryer detyrat e saj për të zhvilluar konferencën e parë ndërqeveritare.
Gjatë fjalës së tij, kryeministri Edi Rama theksoi se nuk i bën këto reforma se i kërkoni BE por sipas tij këto reforma janë ajo ç’ka u detyrohet brezave që vijnë.
“Theksohet nga ju që Shqipëria ka bërë gjithçka duhej të bënte për çeljen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare. Ne e dimë si shkojnë gjërat, por gjëja më e rëndësishme për ne është që e kemi bërë punën tonë dhe jemi përherë shumë të vëmendshëm të dëgjojmë Komisionin, sepse Komisioni është mekanizmi më i lartë vlerësues mbi baza faktike të progresit të një vendi. Së fundi në radhë, por jo nga rëndësia, shpresoj që Plani për Investimin në Ballkan i prezantuar nga eurokomisioneri Varhelyi është një instrument jashtëzakonisht i dobishëm për të forcuar ekonomitë tona, për ta bërë të ardhmen tonë më të sigurt dhe më të mirë, ndërkohë që luftojmë të ecim përpara në procesin integrim. Ne nuk i bëjmë këto reforma se na i kërkoni ju, por këto reforma janë ajo ç’ka u detyrohemi brezave që vijnë. BE-ja është një bekim për të njerëzit tanë. Mund të duket si mallkim në rrethanat aktuale, por është një dhimbje që duhet të merremi në emër të së ardhmes. Nuk ka asgjë në të ardhmen tonë që të krahasohet me BE-në” tha Rama./Opinion.al