Policia Kufitare në Morinë ka arrestuar një 57-vjeçar të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga UNMIK.
I arrestuari është identifikuar me inicialet A.B, banues në Tërrnave të Kosovës. Sipas policisë, ai është shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprat penale “Vrasje e ngelur në tentativë në rrethana rënduese” dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake”.
“Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit në DVP Kukës bënë arrestimin provizor të tij, me qëllim ekstradimin në shtetin e Kosovës, mbështetur në “Konventën Evropiane të Ekstradimit” të vitit 1957″, njofton policia./ Opinion.al