Disa zona të Tiranës kanë mbetur pa energji elektrike mbrëmjen e sotme për shkak të dëmtimit të kabullit të tensionit të mesëm nga një subjekt privat.
OSHEE thotë se aktualisht pa drita janë rruga “Tasim Shehu”, zona në fund të rrugës “5 maji”, zona pranë shkollës “Ardian Klosi”, rruga ” Pavllo Pavlli”, Bregu i Lumit, rruga “Myslym Keta”.
“Grupet e avarisë së OSSH njësia 2 Tiranë janë në terren dhe po punojnë për riparimin e defektit dhe rikthimin e energjisë sa më shpejt tek të gjithë abonentët”, njofton OSHEE./ Opinion.al