Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vaksina ruse apo kineze? Rama: Kurrë mos thuaj kurrë

2021/02/22 at 8:07 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Vaksina ruse apo kineze? Rama: Kurrë mos thuaj kurrë

Nga Rinasi, kryeministri Edi Rama nuk e ka përjashtuar mundësinë e blerjes së vaksinave ruse apo kineze.


Sipas Ramës, vaksinat e prodhuara në këto dy shtete janë të paprovuara në nivelin e OBSH, ndërsa shtoi se;  “nuk jemi me idenë kurrë mos u vaksinofshim dhe nuk marrim vaksina të tjera përveç Pfizer apo Astra Zeneca”.

Pjesë nga fjala e Ramës

E kam ndjekur edhe këtë debat apo diskutim, apo muhabet dhe dua të bëj një sqarim, askush të mos mendojë që vaksina kineze apo ruse, është në tezga që mjafton që vetëm të shkosh të paraqitesh, të paguash për ti marrë, nuk është kështu. Edhe ndonjë shtet që ka deklaruar marrëveshje nuk ka marrë gjë, sasitë janë të kufizuara. Numri i të vaksinuarve në Rusi nuk është i atillë që të të bëjë të besosh që sasitë në dispozicion janë të mëdha, është cështje prodhimi. E dyta, mbase është keqkuptuar apo interpretuar në një formë që nuk ka qenë adekuate, ajo që unë kam thënë, duke harruar atë që kam thënë që në fillim; nuk kemi asnjë arsye në botë, asnjë mundësi që të vendosim në diskutim integritetin e shkencëtarëve kinezë apo rusë, nga pikëpamja e vlerës po themi të këtyre vaksinave. Asnjë dyshim apo kontestim, por janë të paprovuara në nivelin e OBSH-së, kjo nuk do të thotë se ne po i rrimë larg për këtë, por ne nuk mendojmë që ne duke qenë të linjëzuar krejtësisht me BE-në kemi ndonjë precedencë në radhën shumë të gjatë edhe për ato vaksina. Unë nuk kam ndryshuar mendim. Edhe këtu hidhen lloj lloj tezash, është një luftë ekonomike tregtare, pasi nuk ka sasi dhe sigurisht pas këtyre të dyjave është një luftë që varet nga niveli i marrëdhënieve dhe raportet personale. Në të gjitha rastet dua ta bëj të qartë; nuk i kemi këto vaksina dhe ne po i refuzojmë. Nuk kemi hedhur dhe nuk do të hedhim hapa formalë në drejtim të këtyre dy burimeve sepse jemi të vetëdijshëm sepse janë hapa që nuk kanë arsye objektive që të na çojë në rezultat. Kjo është një situatë që mund të ishte shumë më ndryshe. Është një fatalitet politik evropian, që Maqedonia detyrohet të kthejë sytë nga Kina dhe Rusia në mungesë të dozave për të filluar, përfshirë edhe vetë Kosovën. Të jeni të sigurt se ne i bëmë të gjitha lëvizjet për të siguruar vaksinën. Vaksina kineze është qartësisht e suksesshme, mjafton të shikojmë Turqinë, Emiratet e Bashkuara, Arabinë Saudite dhe që të gjitha të dhënat për efektet e saj janë pozitive. Kështu që po kështu, fjalët që thuhen për vaksinën ruse, janë që bëjnë vlerësim pozitiv. Por shikoni vendet që janë shprehur se e kanë kthyer kokën nga ai drejtim dhe nuk rezulton që pjesa më e madhe e tyre të ketë marrë vaksinën ruse dhe ne i bëjmë këto analiza. Nuk është pozicion refraktar, nuk jemi me idenë “kurrë mos u vaksinofshim dhe ne nuk marrim vaksina të tjera përveç Pfizer apo Astra Zeneca” dhe ne nuk pranojmë vaksina ruse apo kineze, nuk është e vërtetë. Por sa do të rriten çmimet e vaksinave nuk ka asnjë mundësi të lëmë një dozë të vetme në dispozicion dhe të lëmë një shqiptar të vetëm të presë, sepse çmimi është rritur. Shteti bëhet ujk për shtetin./ Opinion.al

Etiketa: covid-19edi ramavaksine


Ju sugjerojmë

Presidenti Putin shpall armëpushim 3-ditor në Ukrainë: Kievi të bëjë të njëjtën gjë
Bota

Kremlini: Pak gjasa për një marrëveshje paqeje në Ukrainë gjatë Krishtlindjes

21 Dhjetor, 2025 9:10 pm
Trump: SHBA do të godasë ISIS-in pas vrasjes së tre amerikanëve në Siri
Bota

SHBA do të ndërmarrë masa më të rrepta për emigracionin e paligjshëm në 2026-ën

21 Dhjetor, 2025 8:01 pm
“Kur mbaron mandati misionarit?”/ Berisha: Kur shqiptarët të votojnë të lirë
Kryesore

Berisha: Shishe vere me vlerë miliona euro zhduken nga vinoteka e Agasit

21 Dhjetor, 2025 7:16 pm
I riu vrau 34-vjeçarin në Tiranë pasi i ngacmoi të dashurën
Kronikë

Plagoset me thikë 45-vjeçari në Durrës

21 Dhjetor, 2025 6:30 pm
Digjet banesa në Fier, dyshohet për zjarr të qëllimshëm
Aktualitet

Digjet banesa në Fier, dyshohet për zjarr të qëllimshëm

21 Dhjetor, 2025 6:26 pm
Lapaj i përgjigjet Viktor Zhustit për foton: Më the postoje pa problem…
Aktualitet

Lapaj i përgjigjet Viktor Zhustit për foton: Më the postoje pa problem…

21 Dhjetor, 2025 6:21 pm
Aktori Viktor Zhusti distancohet nga Lapaj: Ma përdori foton për miting
Aktualitet

Aktori Viktor Zhusti distancohet nga Lapaj: Ma përdori foton për miting

21 Dhjetor, 2025 5:38 pm
Protesta e 22 dhjetorit, Bardhi-qytetarëve: Ja pse nesër duhet të bëhemi bashkë
Kryesore

Protesta e 22 dhjetorit, Bardhi-qytetarëve: Ja pse nesër duhet të bëhemi bashkë

21 Dhjetor, 2025 5:35 pm
Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
Kronikë

Plagosën dy persona në Kukës, shpallen në kërkim vëllezërit

21 Dhjetor, 2025 5:32 pm
Izraeli nis një ofensivë të re të zgjeruar në Rripin e Gazës
Bota

Plani i paqes në Gaza, Hamasi nuk pranon të çarmatoset

21 Dhjetor, 2025 5:29 pm
Para
Rama-partive politike: Marrëveshje si do të bëjmë fushatën

Rama-partive politike: Marrëveshje si do të bëjmë fushatën

A do të shtrëngohen masat? Flet ministrja Manastirliu

A do të shtrëngohen masat? Flet ministrja Manastirliu

Ndiqni live emisionin “Opinion”

Ndiqni live emisionin “Opinion”
















TE FUNDIT

Kremlini: Pak gjasa për një marrëveshje paqeje në Ukrainë gjatë Krishtlindjes

Presidenti Putin shpall armëpushim 3-ditor në Ukrainë: Kievi të bëjë të njëjtën gjë
21 Dhjetor, 2025

Një zyrtar i lartë i Kremlinit ka minimizuar shanset për një përparim të madh në bisedimet e paqes në Ukrainë,...

Lexo më shumë

SHBA do të ndërmarrë masa më të rrepta për emigracionin e paligjshëm në 2026-ën

Trump: SHBA do të godasë ISIS-in pas vrasjes së tre amerikanëve në Siri
21 Dhjetor, 2025

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, po përgatitet për një goditje më agresive ndaj emigracionit në vitin 2026 me miliarda dollarë fonde të...

Lexo më shumë

Berisha: Shishe vere me vlerë miliona euro zhduken nga vinoteka e Agasit

“Kur mbaron mandati misionarit?”/ Berisha: Kur shqiptarët të votojnë të lirë
21 Dhjetor, 2025

Kryetari i PD, Sali Berisha, reagoi duke e denoncuar si një vjedhje të rëndë shtetërore. Përmes një postimi në Facebook,...

Lexo më shumë

Plagoset me thikë 45-vjeçari në Durrës

I riu vrau 34-vjeçarin në Tiranë pasi i ngacmoi të dashurën
21 Dhjetor, 2025

Një 45-vjeçar është gjetur i plagosur me thikë në sektorin Hekurudha të lagjes 13 në Durrës mbrëmjen e sotme. 45-vjeçari...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com