Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Maqedoni e Veriut, arratiset ish-drejtori i Shërbimit Sekret

2021/02/22 at 5:18 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Maqedoni e Veriut,  arratiset ish-drejtori i Shërbimit Sekret

Ish-drejtori i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim, ose shërbimit sekret maqedonas, Sasho Mijallkov u arratis menjëherë pasi një gjykatë në Shkup kërkoi masën e arrestit shtëpiak para shpalljes së vendimit gjyqësor lidhur me një rast ku ai ishte njëri prej të akuzuarve.


Policia maqedonase nuk ka mundur ta gjejë atë në hotelin luksoz “Marriot” në qendër të Shkupit, që është në pronësi të tij, e as në shtëpinë e tij. Autoritetet e rendit kanë nisur kërkimin e tij brenda vendit, por nëse kjo nuk rezulton me sukses për një kohë të shkurtër, atëherë do të shpallin edhe fletëarrestin ndërkombëtar.

Sipas medias në Shkup zoti Mijallkov, është parë të dielën në kafenenë e hotelit të tij ‘Marriot’, i shoqëruar me ish-kryetarin e Komunës së Aerodromit të Shkupit.

Rasti ‘Target-Kështjella’, për të cilin akuzohet zoti Mijallkov së bashku me njëmbëdhjetë persona të tjerë, kryesisht ish-zyrtarë të policisë, ka të bëjë me përgjimin në masë të rreth 20 mijë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, një skandal i cili u publikua në fillim të 2015-ës nga Zoran Zaev, atëherë drejtues i opozitës. Prokuroria në seancën e fundit gjyqësore kërkoi dënim maksimal për zotin Mijallkov, por nuk kërkoi masën e paraburgimit apo të arrestit shtëpiak para shpalljes së vendimit gjyqësor që pritet të bëhet të premten.

Kryeministri Zaev tha të hënën se ishte i dëshpëruar nga arratisja. “Do të kërkojmë përgjegjësi pasi t’i kemi të gjitha hollësitë rreth rastit”, u shpreh ai për median, duke i hedhur poshtë dyshimet në publik për ndonjë marrëveshje politike lidhur me arratisjen. Ndërkaq, drejtuesi i VMRO-DPMNE-së opozitare maqedonase, Hristijan Mickovski ka kërkuar dorëheqjen e qeverisë. “Kemi thënë se mafia ka shtetin e vetë në Maqedoni”, ka shkruar ai në rrjetet sociale.

Emri i zotit Sasho Mijallkov ngjallte shumë frikë ndërsa ai ishte në krye të shërbimit sekret nga 2006 – 2015. Asnjë media në atë kohë nuk merrej me emrin e tij edhe pse kishte njoftime për shkelje të ligjit, përkatësisht raste të dyshuara si të montuara gjyqësore ku mund të ishin përfshirë agjentë sekretë. Zoti Mijallkov para se ta merrte në drejtim Shërbimin e Kundërzbulimit njihej për pronat që posedonte në Çeki. Ai ka lidhje të ngushta familjare me ish-Kryeministrin Nikolla Gruevski, po ashtu i arratisur në Hungari.

Etiketa: MAQEDONI E VERIUTSasho Mijallkov


Ju sugjerojmë

Rama mbërrin në Vlorë, pritet të takojë vajzën e Presidentit Trump
Aktualitet

Rama mbërrin në Vlorë, pritet të takojë vajzën e Presidentit Trump

21 Janar, 2026 6:33 pm
Dosja 5D/ Lirohet nga qelia Taulant Tusha
Kronikë

Dosja 5D/ Lirohet nga qelia Taulant Tusha

21 Janar, 2026 6:29 pm
Trump i kërkon Papës të bëhet pjesë e Bordit të Paqes për Gazën
Bota

Trump i kërkon Papës të bëhet pjesë e Bordit të Paqes për Gazën

21 Janar, 2026 6:02 pm
Pezullimi i Ballukut nga detyra, Kryeministria çon vendimin e GJKKO në Kushtetuese
Kryesore

Shkarkime dhe emërime në disa institucione, çfarë ka vendosur Këshilli i Ministrave

21 Janar, 2026 5:58 pm
Kërcënimet e reja tarifore, PE pezullon marrëveshjen tregtare me SHBA
Bota

Kërcënimet e reja tarifore, PE pezullon marrëveshjen tregtare me SHBA

21 Janar, 2026 5:09 pm
Dhëndri dhe vajza e Trump në Vlorë
Aktualitet

Dhëndri dhe vajza e Trump në Vlorë

21 Janar, 2026 5:06 pm
Nga projektet e naftës tek pasuritë minerale/ 7 pikat e marrëveshjes Ukrainë-SHBA
Bota

Trump zyrtarizon takimin me Zelenskyn, liderët do të takohen të enjten në Davos

21 Janar, 2026 5:01 pm
Koha e vendimmarrjes për Trump-in mbi Iranin, por çfarë dëshiron ai?
Bota

Norvegjia e Suedia kundër Bordit amerikan të Paqes

21 Janar, 2026 4:58 pm
Çfarë do të thotë për Ukrainën mosmarrëveshja për Groenlandën
Bota

Çfarë do të thotë për Ukrainën mosmarrëveshja për Groenlandën

21 Janar, 2026 4:48 pm
Groenlanda, Trump: Nëse na thoni po do jemi mirënjohës, nëse thoni jo do ta kujtojmë
Bota

Groenlanda, Trump: Nëse na thoni po do jemi mirënjohës, nëse thoni jo do ta kujtojmë

21 Janar, 2026 3:59 pm
Para
Greqi, 24 viktima dhe 880 raste të reja me COVID-19

Greqi, 24 viktima dhe 880 raste të reja me COVID-19

BE bie dakord për sanksione të reja kundër Rusisë

BE bie dakord për sanksione të reja kundër Rusisë

Aksident tek “9-katëshet”, makina përfundon në trotuar, plagosen 2 të rinj

Përplasen 3 automjete në Tiranë, një person i plagosur
















TE FUNDIT

Rama mbërrin në Vlorë, pritet të takojë vajzën e Presidentit Trump

Rama mbërrin në Vlorë, pritet të takojë vajzën e Presidentit Trump
21 Janar, 2026

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur këtë mbrëmje në Vlorë, ku pritet të zhvillojë një takim me vajzën e Presidentit amerikan,...

Lexo më shumë

Dosja 5D/ Lirohet nga qelia Taulant Tusha

Dosja 5D/ Lirohet nga qelia Taulant Tusha
21 Janar, 2026

Apeli i GJKKO-së ka ndryshuar masën e caktuar për ish-zyrtarin e Bashkisë së Tiranës, Taulant Tusha. Gjykata e Apelit të...

Lexo më shumë

Trump i kërkon Papës të bëhet pjesë e Bordit të Paqes për Gazën

Trump i kërkon Papës të bëhet pjesë e Bordit të Paqes për Gazën
21 Janar, 2026

Presidenti amerikan Donald Trump i ka bërë kërkesë zyrtare edhe Selisë së Shenjtë në Vatikan që të bëhet pjesë e Bordit të...

Lexo më shumë

Shkarkime dhe emërime në disa institucione, çfarë ka vendosur Këshilli i Ministrave

Pezullimi i Ballukut nga detyra, Kryeministria çon vendimin e GJKKO në Kushtetuese
21 Janar, 2026

Këshilli i Ministrave ka vendosur miratuar disa emërime dhe lirime nga detyra në institucione të rëndësishme shtetërore. Vendimet prekin poste...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com