Një sasi e madhe marjuane është seksuestruar në liqenin e Shkodrës mëngjesin e sotëm.
Bëhet me dije nga autoritetet policore malazeze se dy persona kanë tentuar të trafikojnë rreth 222 kg marijuanë. Destinacioni i marjuanës ka qenë Mali i Zi.
Sa i përket ngjarjes në pranga kanë rënë dy shtetas malazez të identifikuar me iniciale N.R. dhe M.J.
Sipas policisë të vendit fqinj, sasia e kapur vinte nga Shqipëria.
“Nga kontrolli i mëtejshëm i terrenit pranë anijes, policia lokalizoi dhe arrestoi dy persona me iniciale N.R. dhe M.J. Dyshohet se këta dy persona kishin për qëllim transportimin e narkotikëve në një automjet të gjetur gjithashtu afër, në një vend tjetër. Lënda narkotike dhe dy të arrestuarit u dërguan në Policinjë e Podgoricës.” – njofton policia malazeze./Opinion.al