Pas mbledhjes së shtabit elektoral të Partisë Socialiste, kryeministri Rama në një dalje për mediat deklaroi se koalicioni i Partisë Socialiste është me qytetarët., duke theksuar kështu se PS do të shkojë e vetme në zgjedhje.
Sakaq, kreu i qeverisë e cilësoi koalicionin e opozitës së bashkuar “një hibrid të pangrënshëm dhe të patretshëm”.
“Sistemi që kemi zgjedhur është një sistem kur çdo parti garon me simbolin e saj, ose bën një koalicion me një simbol dhe një skuadër të përbashkët. Ne e kemi pasur të qartë që ne koalicionin e kemi me njerëzit dhe shumicën e kemi me njerëzit, kështu që nuk kemi asnjë diskutim në këtë pikë. Në kampin tjetër po punohet për një hibrid të pangrënshëm dhe të patretshëm”, tha Rama./Opinion.al