Sehar Xhenje ka mohuar se është përfshirë në atentatin e bërë sot në Shkodër ndaj Taulant Pepajt.
22-vjeçari thotë se ndodhet në Itali prej dy muajsh dhe se sot është njohur me këtë lajm përmes të fejuarës.
“Më mori në telefon e fejuara, ishte shumë e shqetësuar. U habita për këtë ngjarje. Është e vërtetë që kam bërë burg, por s’kam lidhe me ngjarjen, jam i pastër. Në verë prisja të vija të shpallja zyrtarisht fejesën. Këtej kam punët e mia”,- thotë Xhenje .
Sipas “BalkanËeb”, i riu deklaron se është larguar nga Shqipëria në muajin Janar dhe këtë gjë e vërteton përmes vulave të cilat ka marrë në pikat kufitare. Ai shton se me Taulant Pepajn janë njohur në burg dhe se kanë qenë miq, duke mohuar një konflikt të mundshëm mes tyre.
“Kur hyri në burg i thashë vëllait tim ta mbante afër aty, nuk e di çfarë janë këto gjajna që na bëjnë. Unë jam i pastër. Policia po më merr në qafë”,- tha Xhenje./ Opinion.al