Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Luljeta Bozo tregon si u njoh me bashkëshortin: Ndoshta ka qenë fati

2021/02/20 at 8:44 PM
në InstaBIZ, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Luljeta Bozo tregon si u njoh me bashkëshortin: Ndoshta ka qenë fati

Në një lidhje me Skype në emisionin “Rudina” në Tv Klan, ka qenë profesoresha Luljeta Bozo e cila u bë mjaft e njohur pas ngjarjes së tërmeteve në vend.  Sot profesoreshën Luljeta Bozon do e njohim në një tjetër drejtim. Ajo ka shkruar shumë libra që lidhen me fushën e saj, por këtë herë vjen krejtësisht ndryshe me një rrëfim të jetës së saj dhe dashurinë me njeriun e zemrës.

“Një jetë me ty, të pandarë” kështu titullohet libri me kujtime i shkruar nga vetë Luljeta Bozo, nga shtëpia botuese Albas. Në këtë libër ajo rrëfen jetën e saj dhe marrëdhënien e dashurisë me bashkëshortin e saj, Todi Bozo të cilin e humbi para 3 vjetësh. Ky libër i dedikohet atij.

Është një libër i shkruar thjesht, por brenda mbart rrëfimin e një marrëdhënie të një çifti, që ecën krah për krah si bashkudhëtarë e bashkëmendimtarë që i dhanë shumë dashuri njëri- tjetrit. Në libër përfshihet njohja e saj me Todin, krijimi i familjes, lindja dhe rritja e fëmijëve, puna si pedagoge, kërkuese dhe studiuese, marrja e titujve shkencorë, botimi i librave universitarë, punët studimore etj.

Vendimin për të shkruar këtë libër e mori kur u nda fizikisht se shpirtërisht nuk është ndarë asnjëherë me Todin, 55 vite së bashku, një histori e bukur dhe e fortë dashurie.

E pyetur nga moderatorja Rudina Magjistari se si është njohur me bashkëshortin e saj, Bozo shprehet se janë njohur në një darkë me miq dhe që nga ajo ditë dashuria e tyre është shtuar dhe forcuar deri në përjetësi.

Rudina Magjistari: Si ka qenë njohja juaj, kur jeni parë për herë të parë e mbani mend ditën?

Luljeta Bozo: Si nuk e mbaj mend, e mbaj mend që ç’ke me atë. Ka qenë një njohje komplet e rastësishme dhe në vitin 1963 në Mars në një darkë familjare tek miqtë tanë, atje e kam parë për herë të parë Todin dhe pastaj ishte një shkëndijë e brendshme, nuk mund ta shpjegoj sesi është që lindi që në atë moment dhe pastaj u rrit, u rrit, u forcua derisa ne pas 6 muajsh që ishim njohur u martuam dhe vazhduam gjithë jetën tonë të duhemi, të kujdesemi, të japim dhe të marrim për njëri-tjetrin. Unë në përgjithësi nuk besoj në fat se them që fatin e bën vetë njeri me punën e tij, por në punën e martesës besoj shumë në fat dhe ndoshta ka qenë fati, nuk di ç’të them. Ka qenë një njohje e rastësishme dhe pas kësaj njohje filloi dashuria e cila u forcua dhe nuk rreshti kurrë së dhëni atë energjinë dhe lëngun magjik që e mban të gjallë një lidhje kaq të gjatë. /tvklan.al

Etiketa: bashkeshortluletja bozonjohejtermet

Ju sugjerojmë

Letërporosi nga Britania për zhdukjen e Jan Prengës, ç’ndodhi në seancën e GJKKO
Aktualitet

2 mijë € për legalizimin e shtëpisë, dënohet me burg ish-zyrtari i Kadastrës Fier

30 Korrik, 2025 3:40 pm
Aksidenti me dy viktima e dy të plagosur në Borsh/ Policia jep detajet
Aktualitet

Aksidenti me dy viktima e dy të plagosur në Borsh/ Policia jep detajet

30 Korrik, 2025 3:17 pm
Spiropali në Gjenevë: Shqipëria, në krye të garës për anëtarësim në BE
Aktualitet

Spiropali në Gjenevë: Shqipëria, në krye të garës për anëtarësim në BE

30 Korrik, 2025 3:04 pm
62-vjeçari bie nga lartësia në Golem, ndërron jetë gjatë rrugës për spital
Kronikë

Aksident në Borsh/ Furgoni përplaset me makinën, raportohet për 2 viktima

30 Korrik, 2025 2:53 pm
Vodhën në 2 banesa para, sende me vlerë dhe../ 1 në pranga, tjetri në kërkim
Aktualitet

Vodhën në 2 banesa para, sende me vlerë dhe../ 1 në pranga, tjetri në kërkim

30 Korrik, 2025 2:41 pm
Lapaj: Do shkojmë në zgjedhje të parakohshme nëse…
Aktualitet

KAS vendos/ Nuk ka mandat për Adriatik Lapajn, ia kalon Ana Dajkos

30 Korrik, 2025 2:26 pm
Hapen aplikimet për Skemën Kombëtare të Investimeve. Fermerët, 9 masat mbështetëse
Aktualitet

Hapen aplikimet për Skemën Kombëtare të Investimeve. Fermerët, 9 masat mbështetëse

30 Korrik, 2025 2:01 pm
Aksident me dy të plagosur në aksin Fier-Lushnje, përmbysen “Benzi” dhe motoçikleta
Kronikë

Aksident me dy të plagosur në aksin Fier-Lushnje, përmbysen “Benzi” dhe motoçikleta

30 Korrik, 2025 1:49 pm
(EMRI)I dënuar me 8 vite burg në Itali, pranga 33 vjeçarit shqiptar/ Ja akuzat
Kronikë

Tiranë/ I mori 10 mijë € një shtetasi me anë të mashtrimit, pranga 33-vjeçarit

30 Korrik, 2025 1:44 pm
Rasti i parë në botë, 38-vjeçari në Itali rifiton shikimin falë terapisë gjenetike
Bota

Rasti i parë në botë, 38-vjeçari në Itali rifiton shikimin falë terapisë gjenetike

30 Korrik, 2025 1:35 pm
Para
Gjirokastriti i vë flakën shtëpisë, më pas varet në përrua

Gjendet i varur 21-vjeçari në Tiranë, ç’thotë policia

Siri/Gruaja tregon ç’përjetoi: Fëmijë pa gjymtyrë nxirreshin nga rrënojat

Siri/Gruaja tregon ç'përjetoi: Fëmijë pa gjymtyrë nxirreshin nga rrënojat

Kukësi-Partizani/ Daja: Absurde që dy skuadra të stërviten në një kompleks

Kukësi-Partizani/ Daja: Absurde që dy skuadra të stërviten në një kompleks

TE FUNDIT

2 mijë € për legalizimin e shtëpisë, dënohet me burg ish-zyrtari i Kadastrës Fier

Letërporosi nga Britania për zhdukjen e Jan Prengës, ç’ndodhi në seancën e GJKKO
30 Korrik, 2025

Akuzoheshin për ryshfet prej dy mijë eurosh në procesin e legalizimit të një banese, GJKKO ka dënuar me një total...

Lexo më shumë

Aksidenti me dy viktima e dy të plagosur në Borsh/ Policia jep detajet

Aksidenti me dy viktima e dy të plagosur në Borsh/ Policia jep detajet
30 Korrik, 2025

Policia ka dhënë më shumë detaje për aksidentin e ndodhur pak më parë në Borsh të Himarës. Sipas informacionit parprak...

Lexo më shumë

Spiropali në Gjenevë: Shqipëria, në krye të garës për anëtarësim në BE

Spiropali në Gjenevë: Shqipëria, në krye të garës për anëtarësim në BE
30 Korrik, 2025

Elisa Spiropali, kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë mori pjesë në Konferencën e Kryetarëve të Parlamenteve, organizuar nga Unioni Ndërparlamentar (IPU)...

Lexo më shumë

Aksident në Borsh/ Furgoni përplaset me makinën, raportohet për 2 viktima

62-vjeçari bie nga lartësia në Golem, ndërron jetë gjatë rrugës për spital
30 Korrik, 2025

Një aksident me pasojë vdekjen e dy personave dhe plagosjen e dy të tjerëve mësohet sa ka ndodhur këtë të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com