Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga periferia e presionit të lartë atmosferik me qëndër në Europën Veri-lindore e cila po mban mot të qëndrueshëm në vendin tonë.
Moti do të moti do të jetë me mjegull përgjatë luginave në mëngjes , gjatë ditës do të jetë me kthjellime dhe vranësira në shtim. Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi deri në 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.
Temperaturat:
Zona malore -4/13
Zona e ulët 4/16
Zona bregdetare 7/16 gradë Celcius.
Kosova, e premte, dt 19 shkurt 2021
Moti do të jetë me vranësira dhe kthjellime të pakta . Temperaturat në ekstremet e tyre do të luhaten -3 gradë në mëngjes ndërsa në mesditë deri në 9 gradë Celcius.
E shtunë, 20 shkurt 2021
Moti do të moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura dhe reshje të pakta shiu në zonën veriperëndimore. Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi deri në 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje në mëngjes.
Temperaturat:
Zona malore 2/12
Zona e ulët 6/16
Zona bregdetare 8/17 gradë Celcius.