Autoritetet shëndetësore në Greqi bëjnë me dije se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 27 persona, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 6,221 që nga fillimi i pandemisë.
Ndërkohë numri i përgjithshëm i të infektuarve që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 176, 059 të prekur, prej të cilave 51,8% janë burra.
Sakaq situata mbetet serioze në spitalet Covid, pasi 320 pacientë janë në intubim dhe mosha mesatare e tyre është 70-vjeç, shkruajnë mediat greke.