Italia vijon të raportoj shifra të larta të viktimave dhe rasteve të reja me COVID-19. Autoritetet shëndetësore njoftojnë se në 24 orët e fundit në Itali, kanë humbur jetën 347 qytetarë.
Po ashtu, gjatë këtij harku kohor janë regjistruar 13,762 raste të reja nga 288,458 testime të realizuara.
Aktualisht në kujdes intensiv janë 2,045 pacientë, ndërsa shkalla e pozitivitetit është 4,8 %. Autoritetet shëndetësore gjithashtu bëjnë me dije se situata vijon të mbetet serioze dhe se me variantet e reja të koronavirusit, vendi është i rrezikuar nga përhapje e kësaj sëmundje./ Opinion.al