Mbrëmjen e sotme kryeministri Edi Rama ndodhej në aeroportin “Nënë Tereza”, ku pret mbërritjen e 7000 dozave të vaksinës Pfizer.
Sipas tij, qeveria do të marrë më shumë vaksina anti COVID. Ai thotë se nuk ka asnjë problem fondesh dhe se vaksina nuk është në një treg që pret blerësit ta marrin.
“Nuk kemi asnjë problem fondesh. Vaksina nuk është në ndonjë treg që pret blerësit të shkojnë dhe ta marrin, kjo nuk është çështje vendesh të pasura apo të varfra sepse nuk jemi ndër vendet e pasura, por ne po vijojmë të marrim vaksina të Pfizer. Tanimë kur të gjithë të tjerët e thonë atë që thashë në krye të herës, duke parë faktet. Jo për të dalë kundër BE-së, por për të thënë një të vërtetë të hidhur, është krejtësisht e padrejtë që popujt në këtë zonë në mes të Europës të rrijnë të numërojnë se sa vaksina u bënë në Greqi, Itali ndërkohë që vetë presin të bëjnë vaksinën e parë apo siç është rasti i Shqipërisë që duan të bëjnë më shumë. Serbia ka vënë dorë në vaksinën kineze dhe kjo është zgjedhja e drejtë. Serbia është në zemër të Europës” – tha Rama./ Opinion.al