Qytetarët e Kosovës votuan sot për Kuvendin e ri. Procesi i votimit është mbyllur në orën 19:00, teksa autoritetet bëjnë me dije se nuk janë shënuar incidente.
Sipas Exit Polleve të para të nxjerra nga PIPOS në Klan Kosova, Lëvizja Vetëvendosje parashikohet të ketë fituar 41.8% të votave. Kjo shifër e përkthyer në mandate do të thotë 52 deputetë në Kuvend.
Sipas të njëjtit Exit Poll, PDK ka marrë 16.5% të votave, LDK 15.2%, AAK 7.2% dhe NISMA e Fatmir Limajt, 2.6%.