Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Hungaria nis përdorimin e vaksinës ruse kundër koronavirusit

2021/02/12 at 4:17 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Hungaria nis përdorimin e vaksinës ruse kundër koronavirusit

Hungaria është kthyer të premten në shtetin e parë të Bashkimit Evropian që do të përdorë vaksinën ruse kundër koronavirusit, Sputnik V, duke mos qenë në linjë me pjesën tjetër të bllokut evropian.

“Sot ne do të fillojmë vaksinimin me vaksinën Sputnik V, dhe kjo gjë do të ndodhë në stacionet e përcaktuara për vaksinim”, ka thënë shefja e zyrës mjekësore, Cecelia Muller, për një të përditshme në Budapest.

Muajin e kaluar Hungaria i ka dhënë vaksinës ruse miratim urgjent, duke porositur dy milionë doza në tre muajt e ardhshëm, apo mjaftueshëm për të vaksinuar 1 milion persona, duke mos pritur për dritë të gjelbër nga Agjencia Evropiane e Ilaçeve (EMA).

Budapesti ka miratuar edhe vaksinën kineze kundër këtij virusi, Sinopharm – sërish vendi i parë në BE që ka bërë një gjë të tillë – dhe ka thënë se ka porositur pesë milionë doza.

Hungaria ka hyrë shpesh në konflikt me Brukselin, kryesisht për çështje të migrimit, dhe vazhdimisht ka kritikuar atë që e ka konsideruar proces të ngadalshëm të miratimit dhe prokurimit nga agjencitë evropiane të shëndetësisë.

“Secilën ditë që kalojmë duke pritur rreth Brukselit, ne mund të humbim 100 jetë njerëzish”, ka thënë kryeministri hungarez, Viktor Orban gjatë një intervistë me një radio shtetërore më 12 shkurt.

Po këtë ditë, Hungaria ka raportuar 99 viktima me koronavirus, duke e çuar në 13,543 numrin e të vdekurve me këtë virus në këtë shtet, derisa numri i të infektuarve nëpër spitale ka nisur të rritet ashpër.

Orban ka thënë se rritja e numrit të të infektuarve është pasojë e variantit britanik të koronavirusit.

Megjithatë, ai ka thënë se nuk ka nevojë për masa tjera të izolimit për të parandaluar përhapjen.

“Nëse nis vaksinimi edhe me vaksinën kineze, deri për Festën e Pashkëve ne do të jemi të gatshëm të vaksinojmë më shumë se 2 milionë njerëz, që janë regjistruar për vaksina”, ka thënë mes tjerash Orban./REL

Etiketa: hungariarusevaksine

Ju sugjerojmë

Berisha njofton protestë kombëtare më 22 Dhjetor
Aktualitet

Berisha njofton protestë kombëtare më 22 Dhjetor

13 Dhjetor, 2025 1:54 pm
Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 13 dhjetor 2025

13 Dhjetor, 2025 12:52 pm
Prostitucion te Shkëmbi i Kavajës, arrestohen dy shtetase nga Kolumbia
Kronikë

Prostitucion te Shkëmbi i Kavajës, arrestohen dy shtetase nga Kolumbia

13 Dhjetor, 2025 10:28 am
Arrestohet në Brazil ish-ministri i Perusë, i dënuar për inceneratorin në Shqipëri
Aktualitet

Arrestohet në Brazil ish-ministri i Perusë, i dënuar për inceneratorin në Shqipëri

13 Dhjetor, 2025 10:24 am
Ishin në kërkim për vepra të ndryshme penale, arrestohen 4 persona në Tiranë
Kronikë

Ishin në kërkim për vepra të ndryshme penale, arrestohen 4 persona në Tiranë

13 Dhjetor, 2025 10:20 am
Pezullimi i Ballukut/S’ka unanimitet në kolegj, çështja kalon në mbledhje gjyqtarësh
Aktualitet

Kthimi i Ballukut në detyrë/ Publikohet në Fletoren Zyrtare vendimi i Kushtetueses

12 Dhjetor, 2025 10:53 pm
Plani i paqes i SHBA parashikon anëtarësimin e Ukrainës në BE më 2027
Bota

Plani i paqes i SHBA parashikon anëtarësimin e Ukrainës në BE më 2027

12 Dhjetor, 2025 9:26 pm
Raporti i OKB: 226 civilë ukrainas të vrarë nga Rusia në nëntor
Bota

Raporti i OKB: 226 civilë ukrainas të vrarë nga Rusia në nëntor

12 Dhjetor, 2025 8:21 pm
Aksident i rëndë në Kosovë, viktima mbeten dy shqiptare
Kronikë

Aksident i rëndë në Kosovë, viktima mbeten dy shqiptare

12 Dhjetor, 2025 7:05 pm
Rikthimi në detyrë i Ballukut, Berisha: Do mbledhim kryesinë dhe do nisim protestat
Kryesore

Rikthimi në detyrë i Ballukut, Berisha: Do mbledhim kryesinë dhe do nisim protestat

12 Dhjetor, 2025 7:00 pm
Para
Arrestimet në Krujë, Kim telefonon kreun e SPAK: Po shohim rezultate

Arrestimet në Krujë, Kim telefonon kreun e SPAK: Po shohim rezultate

Avokati shfaqet si mace në seancën gjyqësore, video bëhet virale në rrjet

Avokati shfaqet si mace në seancën gjyqësore, video bëhet virale në rrjet

1 miliard € fatura e pandemisë në buxhetin e shtetit

1 miliard € fatura e pandemisë në buxhetin e shtetit

TE FUNDIT

Berisha njofton protestë kombëtare më 22 Dhjetor

Berisha njofton protestë kombëtare më 22 Dhjetor
13 Dhjetor, 2025

Në mbledhjen e Kryesisë së Partisë Demokratike, kreu Sali Berisha ka kujtuar edhe një herë se e vetmja rrugë e...

Lexo më shumë

Horoskopi për ditën e sotme, 13 dhjetor 2025

Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
13 Dhjetor, 2025

Dashi Mos u përpiq t’i përballosh të gjitha menjëherë. Mësimi i sotëm për ty është të jesh i duruar. Përballuni...

Lexo më shumë

Prostitucion te Shkëmbi i Kavajës, arrestohen dy shtetase nga Kolumbia

Prostitucion te Shkëmbi i Kavajës, arrestohen dy shtetase nga Kolumbia
13 Dhjetor, 2025

Finalizohet faza e 11-të e operacionit policor të koduar “STORM” për goditjen e veprimtarisë kriminale të prostitucionit. Kishin marrë një...

Lexo më shumë

Arrestohet në Brazil ish-ministri i Perusë, i dënuar për inceneratorin në Shqipëri

Arrestohet në Brazil ish-ministri i Perusë, i dënuar për inceneratorin në Shqipëri
13 Dhjetor, 2025

Policia Federale braziliane ka arrestuar në Rio de Janeiro ish-ministrin e Jashtëm të Perusë, Manuel Augusto Blacker Miller, i cili...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com