Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik në Greqi, ka regjistruar ditën e sotme 1,526 raste të reja, teksa 9 nga këto raste u zbuluan pas kontrolleve në hyrje të këtij shteti.
Numri i përgjithshëm i rasteve, që nga fillimi i pandemisë është 166067 persona të infektuar.
Gjithashtu u konfirmua se 277 pacientë po trajtohen të intubuar.
Në 24 orët e fundit janë regjistruar gjithashtu edhe 20 vdekje të reja nga virusi COVID-19, duke arritur 6017 vdekje në total në vend që nga fillimi i pandemisë./Opinion.al