Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

PS, 6 ministra në Tiranë/ Zbulohen emrat e drejtuesve politikë të qarkut

2021/02/08 at 1:30 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
PS, 6 ministra në Tiranë/ Zbulohen emrat e drejtuesve politikë të qarkut

Edhe pse jo zyrtarisht, janë bërë publikë emrat e drejtuesve politikë të Partisë Socialiste për qarkun e Tiranës. Sikurse vërehet pjesa më e madhe e kandidatëve janë emrat të njohur të PS dhe ministra të kabinetit të qeverisë Rama.

Sipas gazetës “Panorama” në Njësinë Administrative Nr. 1, është vendosur deputetja aktuale e kësaj zone, Elona Gjebrea, dhe Alqi Bllako, kreu i Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizime dhe Infrastrukturës së Mbetjeve.

Në Njësisë Administrative Nr. 2, është në terren deputetja aktuale Vasilika Hysi dhe sekretari Organizativ i PS-së, deputeti Arben Pëllumbi.

Në Njësinë Nr. 3 është deputetja Klotilda Bushka. Në Njësinë Nr. 4, është ministri Arben Ahmetaj dhe dhe deputeti Sadri Abazi, i cili mbulon një pjesë të qendrave të votimit në këtë njësi dhe në Njësinë Nr.9.

Njësia Nr. 5, e cila është një zonë shumë e madhe në popullsi në Tiranë, ka përfshirë në këtë fushatë, ministrin për Diasporën, deputetin e zonës, Pandeli Majko, kreun e FRESSH-it, deputetin Eljo Hysko, dhe deputeten Mimi Kodheli, e cila mbulon zonën e Kodrës së Diellit.

Në Njësinë Nr.6 po punon ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, ndërsa një pjesë e kësaj zone, zona e Astirit dhe Njësia Administrative Kashar po mbulohet nga deputetja Blerina Gjylameti.

Në Njësinë Nr.7, po punon ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, dhe deputeti Besnik Baraj. Në Njësinë Nr.8 po punon në terren deputeti i kësaj zone, Ervin Bushati, ndërsa në njësinë Nr. 9, fushatën po e mbulon ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, dhe deputeti Sadri Abazi. Në Njësinë Nr. 10, po punon deputeti Fatmir Xhafaj, ndërsa kreu i Komisionit Parlamentar të Ligjeve, Ulsi Manja, po mbulon Njësinë Administrative Nr.11.

Ndërsa, në Bashkinë e Kavajës dhe Rrogozhinës, po punon zëvendësministri i Jashtëm, Etjen Xhafaj dhe në Bashkinë Vorë, deputeti Fidel Ylli.

Bashkia Kamzë po mbulohet nga deputetja Elisa Spiropali, ndërsa deputeti Xhemal Qefalia vijon të mbulojë një zonë të gjerë si njësitë Dajt, Kërrabë, Petrelë dhe Baldushk. Prefekti i Tiranës, ish-kryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranë, Toni Gogu, po mbulon njësitë administrative Pezë, Ndroq dhe Vaqarr. Ish-prefekti i Tiranës, deputeti Sadi Vorpsi po mbulon Njësinë Farkë.

Deputeti i opozitës, i ardhur nga lista e LSI-së, Edmond Rrushi, po mbulon njësitë administrative Zall Bastar, Zall Herr, Bërxull dhe një pjesë të qendrave të votimit në Laprakë.

Ndërkohë sa i takon përballjes me Partinë Demokratike, Elisa Spiropali në Kamzë dhe Fidel Ylli në Vorë do të kenë përballë Flamur Nokën e PD-së, si drejtues politik në këto bashki.

Grida Duma do ta ketë përballjen me Etjen Xhafajn në Kavajë dhe Rrogozhinë. Albana Vokshi, drejtuesja politike në njësitë 9 dhe 11, do të ketë përballë saj deputetët Ogerta Manastirliu, Sadri Abazi dhe Ulsi Manjën.

Ish-zëvendësministri i Financave të Partisë Demokratike, Alfred Rrushaj, ka përballë si drejtues politik Arben Ahmetajn në Njësinë Nr.4 dhe Ervin Bushatin në Njësinë Nr.8.

Vërehet që nëse Partia Demokratike ka caktuar një drejtues politik për tre njësi, selia rozë ka caktuar dy deri në tre emra për të njëjtën njësi administrative./Opinion.al

Etiketa: ministart qarku Tiranëps

Ju sugjerojmë

HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj
Rajoni

HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj

7 Qershor, 2025 2:32 pm
Dredha tregon kur do të bëhet fluturimi i parë në Aeroportin e Vlorës
Aktualitet

Zjarri te fusha e mbetjeve në Vlorë, reagon Ermal Dredha: Kemi bërë kallëzim!

7 Qershor, 2025 2:17 pm
“Dritëhijet” e formacionit, gazetari: Dilema, kush do të luajë krah Gjimshitit…
Sport

“Dritëhijet” e formacionit, gazetari: Dilema, kush do të luajë krah Gjimshitit…

7 Qershor, 2025 2:11 pm
Izraeli e pranon se në Gazë mbështet grup të armatosur kundër Hamasit
Bota

Izraeli e pranon se në Gazë mbështet grup të armatosur kundër Hamasit

7 Qershor, 2025 2:01 pm
Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara,procedohet shtetas izraelit
Aktualitet

Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara,procedohet shtetas izraelit

7 Qershor, 2025 1:44 pm
Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë
Aktualitet

Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë

7 Qershor, 2025 1:31 pm
Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!

7 Qershor, 2025 1:22 pm
Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…
Politikë

Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…

7 Qershor, 2025 1:09 pm
Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit
Sport

Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit

7 Qershor, 2025 12:48 pm
Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!
Kryesore

Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!

7 Qershor, 2025 12:29 pm
Para
Ahmetaj sulmon programin e PD: 650 mijë qytetarë rrezikojnë pensionin

Ahmetaj sulmon programin e PD: 650 mijë qytetarë rrezikojnë pensionin

VIDEO/ Përfshihet nga flakët apartamenti në Tiranë, evakuuohen banorët

VIDEO/ Përfshihet nga flakët apartamenti në Tiranë, evakuuohen banorët

COVID/ Maqedonia e Veriut firmos marrëveshjen për 200 mijë vaksina kineze

COVID/ Maqedonia e Veriut firmos marrëveshjen për 200 mijë vaksina kineze

TE FUNDIT

HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj

HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj
7 Qershor, 2025

Vetëm në pesë muajt e parë të vitit 2025 në Kosovë janë regjistruar së paku dhjetë raste të reja të...

Lexo më shumë

Zjarri te fusha e mbetjeve në Vlorë, reagon Ermal Dredha: Kemi bërë kallëzim!

Dredha tregon kur do të bëhet fluturimi i parë në Aeroportin e Vlorës
7 Qershor, 2025

Fusha e vendgrumbullimit të mbeturinave në lagjen “24 Maji” të qytetit të Vlorës është përfshirë nga flakët parditen e kësaj...

Lexo më shumë

“Dritëhijet” e formacionit, gazetari: Dilema, kush do të luajë krah Gjimshitit…

“Dritëhijet” e formacionit, gazetari: Dilema, kush do të luajë krah Gjimshitit…
7 Qershor, 2025

Ndërkohë që ora e përballjes mes Shqipërisë dhe Serbisë po afrohet, atmosfera në kampin kuqezi është tejet e ngrohtë dhe...

Lexo më shumë

Izraeli e pranon se në Gazë mbështet grup të armatosur kundër Hamasit

Izraeli e pranon se në Gazë mbështet grup të armatosur kundër Hamasit
7 Qershor, 2025

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, e ka pranuar se Izraeli është duke mbështetur një grup të armatosur në Gazë, që kundërshton...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com