Një 40-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një atentati të ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Vlorës.
Ai u qëllua me armë nga persona të paidentifikuar, teksa ishte duke lëvizur në këmbë në afërsi të kishës ortodokse. Viktima është identifikuar si Gentian Qarri. Fillimisht ai mbeti i plagosur dhe u transportua për në spital, por nuk mundi t’iu mbijetojë plagëve të marra.
Sipas dëshmitarëve në vendin e ngjarjes, autorët kanë qëlluar me armë nga një automjet në lëvizje. Ndërkohë, gjatë krehjes së zonës nga shërbimet e Policisë është konstatuar në rrugën e Pyjores, lagja “24 Maji”, duke u djegur një automjet i braktisur i markës “Toyota” me targë IKA 3066, i cili dyshohet se ju përket autorit/ve.
Brenda mjetit ndodhej dhe një armë zjarri automatik, që po digjej. Policia po punon për identifikimin dhe arrestimin e autorëve./ Opinion.al