Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi në Gjirokastër, nuk ka lënë pa ironizuar drejtuesin politik të PD në këtë qark, mjekun Tritan Shehu.
Gjatë takimit të mbajtur në shtëpinë e Kadaresë, një mjeke e ftuar në këtë takim e pyeti Kryeministrin, nëse hapja e spitalit rajonal të Fierit, do të cenonte statusin e spitalit të Gjirokastrës si spital rajonal.
Duke bërë të ditur se kjo nuk ka asnjë lidhje, Rama u shpreh:
“Pse do ta cenojë? Kush e thotë këtë? Tritani? Harrova që keni Tritanin këtu? Tritani kam hall mos këput ndonjë (çfarë janë ato që këputen këtu tek qafa) nga tundja e kokës e vazhdueshme kur dëgjon shefin. Sepse ka një tundje koke intensive kut flet Luli, sa që them, do bëjë ndonjë këputje këtu…(Tregon qafën) Tritanin dëgjojeni për relaks”, u shpreh Rama./Opinion.al