Kisha Ortodokse në Rumani po përballet me pesione të vazhdueshëm, teksa kërkohet ndryshimi i ritualeve të pagëzimit në Rumani.
Një kërkesë e tille ka ardhur si pasojë e vdekjes së një foshnjëje gjatë ceremonisë së pagëzimit , e cila përfshin zhytjen tre herë në ujë të shenjtë, transmeton “The Journal”.
Foshnjë 6-muajsh pësoi arrest kardiak dhe u dërgua me urgjencë në spital të hënën, por ai vdiq disa orë më vonë. Nga autopsia u zbulua se në mushkëritë e të voglit kishte ujë.
Prokurorët kanë hapur një hetim për vrasje kundër priftit në qytetin verilindor të Suceava.
Ndërkohë që në internet është krijuar një peticion i cili kishte mbledhur më shumë se 56,000 firma në pak kohë.
“Vdekja e një foshnje të porsalindur për shkak të kësaj praktike është një tragjedi e madhe,” tha një mesazh me peticionin.
“Ky rrezik duhet të përjashtohet që gëzimi i pagëzimit të triumfojë.”-shkuante dikush tjetër.
Nisur nga ngjarja media lokale ka denoncuar disa raste të ngjashme në vitet e fundit.
Zëdhënësi i kishës, Vasile Banescu u shpreh se priftërinjtë mund thjesht të lagin me pak ujë ballin e foshnjës në vend të zhytjes së plotë. Por kjo ide u kundërshtua nga Kryepeshkopi Teodosie, i cili tha se rituali nuk do të ndryshonte.
Më shumë se 80% e rumunëve janë ortodoksë dhe Kisha është një nga institucionet më të besuara, sipas sondazheve të fundit të opinioneve./Opinion.al