Ish-kreu i policisë bashkiake Florenc Hoxha është shoqëruar nga Policia, pasi është përfshirë në një konflikt me një person tjetër.
Sipas informacioneve, ngjarja ka ndodhur në zonën e tregut elektrik në Tiranë për çështjen e parkimit të automjetit.
Ata janë shoqëruar në komisariatin nr. 1 për sqarimin e mëtejshëm të ngjarjes. Kujtojmë se, më herët Hoxha ka qenë i arrestuar gjatë protestave të opozitës në 2019./ Opinion.al