Varianti i Afrikës së Veriut E484K i shfaqur gjithashtu në Britani i shpëton më lehtë sistemit imunitar.
“Virusi i shpëton më lehtë sistemit imunitar,” një profesor i Universitetit “ Halle-Wittenberg University”, tha për agjencinë gjermane të lajme dpa.
Ky mutacion ashtu si edhe të tjerët, prek të ashtuquajturën proteinë spajk, e cila i jep koronaviursit formën e kurorës.
“Antitrupat janë shumë më pak efektive kundër mutacionit E484K “ tha specialisti Aleksandër Kekule duke cituar raporte nga Brazili dhe burime të tjera nga Afrika e Jugut.
“Virusi është më pak i neutralizueshëm. Çdokush që ka zhvilluar antitrupa pas infektimit nga koronavirusi mund të sëmuret për herë të dytë shumë më lehtë nga mutacioni E484K. Megjithatë lajmi i mirë në këtë mes është që progesi i sëmundjes është zakonisht më i butë. Kemi më pak mundësi për ta ndaluar virusin, por mund ta ngadalësojmë atë. Rreziku i mutacionit E484K mund të jetë prezent edhe pas vaksinimit, por vaksinat e ARN ofrojnë një mbrojtje më pranë asaj natyrale”,-shtoi ai./Opinion.al