Një 32-vjeçar është arrestuar këtë të martë nga policia pasi ka aksidentuar një këmbësor në aksin rrugor Fushë Krujë-Tapizë.
Sipas policisë, 32-vjeçari ka përplasur këmbësorin ndërkohë që po i jepte makinës në gjendje të dehur. I aksidentuari ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
“Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin F. T., 32 vjeç banues në Tapizë, pasi më datë 02.02.2021, në aksin rrugor Fushë Krujë- Tapizë, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen” në gjendje të dehur, ka aksidentuar këmbësorin me iniciale B. D., 42 vjeç, banues në Krujë, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftim.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme./Opinion.al