Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka provuar autobusin e parë elektrik në botë pa shofer Atak Electric, të prodhuar në seri në nivelin 4 pa drejtues të zhvilluar nga inxhinierët turq.
Sipas Anadolu Agency, Erdogan postoi nga llogaria e tij në “Tëitter” disa sekonda gjatë testimit të autobusit elektrik që zhvilluan në rezidencën presidenciale në Ankara.
“Në takimin tonë të kabinetit po shkojmë me Atak Electric, autobusi i parë elektrik pa drejtues në botë i prodhuar në seri në nivelin 4 nga inxhinierët turq”, tha Erdogan.
Bëhet me dije se autobusi është 8 metra i gjatë dhe me kapacitet mbi 50 udhëtarë./Opinion.al