Nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Arban Domi u shpreh se vaksinat e deritanishme kanë rezultuar efikase ndaj mutacionit të Britanisë së Madhe, por jo ndaj atij të Brazilit dhe Afrikës së Jugut.
Në një lidhje në emisionin “Opinion” Drejtori i Zhvillimit të Vaksinave pranë kompanisë “Geovax”, tha se Moderna dhe Astra Zeneca kanë nisur punën për të zhvilluar një vaksinë që të reagojë ndaj këtyre dy varianteve.
“Për momentin për versionin britanik vaksina funksionon me të dhënat e deritanishme njësoj si me të dhënat e mëparshme. Përsa i përket variantit të të Afrikës së Jugut dhe Brazilit, vaksina funksionon 3-10 herë më pak. Janë një numër antikorpesh që vaksina indukton në organziëm,17 prej tyre janë të rëndësishme. Nga këto 17, nuk veprojnë ose veprojnë pak ndaj varianteve të tanishme, 9 prej tyre. Por mbeten 8 të tjera. Me fjalë të tjera dua të them që niveli i antikorpeve ekzistuese a është i mjaftueshëm për të bllokuar virusin? Për momentin nuk kemi një përgjigje, teorikisht mendohet se do të jenë më pak efikase. Moderna dhe Astra Zeneca kanë nisur punën për një vaksinë që ju përshtatet varianteve të reja”, u shpreh Domi./Opinion.al