Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Me çanta në banka”, skema si pastrohen paratë e krimit në Shqipëri

2021/01/25 at 9:40 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“Me çanta në banka”, skema si pastrohen paratë e krimit në Shqipëri

Përgjimet e anti-mafias italiane në të cilët thuhet se janë të përfshirë biznesmenë dhe zyrtarë në Shqipëri ka ndezur edhe njeherë debatin në vend.

Juristi Marash Logu dhe gazetari Gjergji Erebara kanë shpjeguar në “Abc News” me detaje mënyrën sesi bëhet pastrimi i parave në Shqipëri.

Një nga skemat më të njohura shpjegojnë ata është ajo e “parave cash në banka”.

“Për shembull. Ti je Ndragheta, gjen një person në Shqipëri që hap kompani. Ai personi bën qarkullime monetare që nuk kontrollohen nga shteti, bëhen cash. Merret një leje dhe hidhet një sasi e vogël parash. Kur regjistrohen këto apartamente në hipotekë deklarohen me vlera të mëdha. Po të shikosh me vëmendje numrin e hotele buzë autostradës, janë tipike për pastrimin e parave. Në Shqipëri ka ndërtime që nuk kanë asnjë logjikë ekonomike”, shpjegon gazetari Erebara.

Juristi Logu, shprehet se ndonëse ekonomia është në krizë dhe bankat kanë bllokuar kreditë për industrinë e ndërtimit, ndërtimi nuk është ndërprerë. Sipas tij kjo është një idicie që mund t’i vlejë prokurorisë që të nisë hetimet.

Biseda:

Erebara: Deri tani SPAK ka deklaruar që pret që Italia të hetojë. SPAK duhet të ishte hetuar vetë paraprakisht për këtë punë. Të pastrosh paratë është një punë e vështirë në kushtet kur ekzistojnë institucionet. Në vetting është thjeshtë një analizë financiare e të ardhurave dhe shpenzimeve. Dhe është shumë e vështirë të kontrollosh pastrimin e parave. SPAK emrat i ka le të nisë hetimet.

Logu: Kemi një kuadër të plotë. Kemi një drejtori për parandalimin e pastrimit të parave. Kemi SPAK që është një strukturë e specializuar dhe BKH. Kem të gjithë mekanizmat qe do zbatoheshin. Në Shqipëri politika e ka kaur sistemin e drejtësisë dhe e bën të vështirë që SPAK-u të hetojë.

Erebara: Vullneti i prokurorëve për të hetuar nuk është.

Logu: Ajo që po thotë SPAK-u është vetëm justifikim. Kemi një procedurë më të thjeshtëzuar. Nuk është e nevojshme të kalosh nga ministria e drejtësisë me letërporosi, por drejtpërdrejt nga prokuroria. Kjo marrëveshje me prokurorinë italianë do u mundësonte prokurorëve të SPAK të vepronin me shpejtësi. Po të shikojmë kompani që kanë marrë leje ndërtimi, janë përgjithësisht të reja.

Erebara: Psh. Ti je Ndragheta, gjen një person në Shqipëri që hap kompani. Ai personi bën qarkullime monetare që nuk kontrollohen nga shteti, bëhen cash. Merret një leje dhe hidhet një sasi e vogël parash. Kur regjistrohen këto apartamente në hipotekë deklarohen me vlera të mëdha. Po të shikosh me vëmendje numrin e hotele buzë autostradës, janë tipike për pastrimin e parave. Në Shqipëri ka ndërtime që nuk kanë asnjë logjikë ekonomike.

Logu: Funksionimi me cash është shumë e pranishme. Një pjesë e madhe e atyre që po ndërtojnë sot, rreth 59% e tyre nuk kanë burime, kryhen nëpërmjet cash. Të gjithë na ka rënë në sy fakti që jemi në situatë krize. Jemi në një situatë ku bankat refuzojnë kreditë e industrisë së ndërtimit dhe megjithatë ndërtimet vazhdojnë. Prokuroria i ka këto indicie.

Në tre vitet e fundit mendohet se në Shqipëri janë pastruar 1.3 miliard euro. rreth 59% e kompanive nuk kanë burime financiare të mjaftueshme dhe rreth 60% mendohet se vijnë nga para të pista.

Erebara: Në tregun e ndërtimit qarkullojnë edhe para të pastra. Ato të pista janë në rendin e qindra milion eurove çdo vit. Në gjithë këtë qarkullim të jashtëm ka një diferencë të qindra milion që janë para që nuk dihet nga vinë./ Burimi: ABC News

Etiketa: ndraghetapastrim parashPërgjimetirane

Ju sugjerojmë

Ezaurohen kapacitetet e hoteleve në Durrës
Aktualitet

Ezaurohen kapacitetet e hoteleve në Durrës

9 Gusht, 2025 1:16 pm
Zjarret në Finiq, Mallakastër e Mirditë/MM: Po ndërhyhet nga ajri dhe nga toka
Aktualitet

Zjarret në Finiq, Mallakastër e Mirditë/MM: Po ndërhyhet nga ajri dhe nga toka

9 Gusht, 2025 1:00 pm
Policia në godinën e News24, asociacionet e gazetarëve: Të mos bllokohet puna e tyre
Aktualitet

Policia në godinën e News24, asociacionet e gazetarëve: Të mos bllokohet puna e tyre

9 Gusht, 2025 12:40 pm
Sherri me dy të plagosur në Fier, policia: Një 40-vjeçar goditi me thikë…
Aktualitet

Sherri me dy të plagosur në Fier, policia: Një 40-vjeçar goditi me thikë…

9 Gusht, 2025 12:24 pm
Rriten me 26.6% tatimi mbi të ardhurat personale
Aktualitet

Rriten me 26.6% tatimi mbi të ardhurat personale

9 Gusht, 2025 12:05 pm
U shua në moshën 78-vjeçare, Berisha mban një minutë heshtje për Bujar Bukoshin
Aktualitet

“Nuk i bleu dot…”/Berisha: Prerja e sinjalit të News24, akt xhelati nga Ramaduro

9 Gusht, 2025 11:50 am
“Nuk i bleu dot…”/Berisha: Prerja e sinjalit të News24, akt xhelati nga Ramaduro
Aktualitet

Avokatura e Shtetit reagon për ndërhyrjen e policisë në ambjentet e News 24

9 Gusht, 2025 11:36 am
Polici shpëtoi 3 të plagosurit nga aksidenti në Fier,i akordohet certifikata e lartë
Aktualitet

Polici shpëtoi 3 të plagosurit nga aksidenti në Fier,i akordohet certifikata e lartë

9 Gusht, 2025 11:24 am
U kap duke u kujdesur për bimët narkotike, arrestohet 32-vjeçari në Krujë
Aktualitet

U kap duke u kujdesur për bimët narkotike, arrestohet 32-vjeçari në Krujë

9 Gusht, 2025 10:53 am
Fluks udhëtarësh në Portin e Vlorës, rreth 23 mijë pasagjerë nga korriku deri më sot
Aktualitet

Fluks udhëtarësh në Portin e Vlorës, rreth 23 mijë pasagjerë nga korriku deri më sot

9 Gusht, 2025 10:37 am
Para
Ndiqni live emisionin “Opinion”

Ndiqni live emisionin “Opinion”

“Ndragheta”, Lala: Për Shqipërinë janë dy përgjime specifike

“Ndragheta”, Lala: Për Shqipërinë janë dy përgjime specifike

Artan Hoxha: Nuk kam konsumuar hashash, por u kam dhënë kolegëve

Përgjimet e antimafias/Hoxha: Ndrangheta ka ardhur shumë herët në Shqipëri

TE FUNDIT

Ezaurohen kapacitetet e hoteleve në Durrës

Ezaurohen kapacitetet e hoteleve në Durrës
9 Gusht, 2025

Prej më shumë se dy dekadash, bregdeti i Durrësit mbetet destinacioni i preferuar për pushuesit nga Kosova dhe Maqedonia e...

Lexo më shumë

Zjarret në Finiq, Mallakastër e Mirditë/MM: Po ndërhyhet nga ajri dhe nga toka

Zjarret në Finiq, Mallakastër e Mirditë/MM: Po ndërhyhet nga ajri dhe nga toka
9 Gusht, 2025

Ministria e Mbrojtjes ka lajmëruar se po përpiqen të izolojnë zjarret, që janë të përqëndruara në Finiq, Mallakastër dhe Mirditë....

Lexo më shumë

Policia në godinën e News24, asociacionet e gazetarëve: Të mos bllokohet puna e tyre

Policia në godinën e News24, asociacionet e gazetarëve: Të mos bllokohet puna e tyre
9 Gusht, 2025

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ka reaguar pas pranisë së Policisë së Shtetit në ambientet e televizionit News24. Përmes një deklarate...

Lexo më shumë

Sherri me dy të plagosur në Fier, policia: Një 40-vjeçar goditi me thikë…

Sherri me dy të plagosur në Fier, policia: Një 40-vjeçar goditi me thikë…
9 Gusht, 2025

Policia e Fierit ka zbardhur dinamikën e ngjarjes së mbrëmshme në Fier, ku u dëmtuan me mjet prerës 2 shtetas....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com