Komisioneri europian për zgjerim, Oliver Varhelyi ka deklaruar se BE i qëndron pranë partnerëve të saj në Ballkanin Perëndimor dhe në rajon për sa i përket sigurimit të vaksinës.
“Në Këshillin Europian sot duke përfaqësuar Komisionin Europian. Në luftën kundër COVID-19, BE i qëndron pranë partnerëve të saj në Ballkanin Perëndimor dhe në rajon. Theksoj nevojën për të siguruar qasje të shpejtë në vaksinave në rajonet Ballkanit Perëndimor. Nënvizoj gjithashtu shqetësimet mbi zhvillimet në lidhje me çështjen Navalnyi” – shkruan Varhelyi në Twitter.
Kujtojmë se kryeministri Edi Rama ka mbajtur një qëndrim kritik ndaj BE, e cila sipas tij diferencoi vendet e Ballkanit Perëndimor, sa i përket shpërndarjes së vaksinave anti -COVID./Opinion.al