Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka deklaruar se në zgjedhjet e 25 prillit do të kandidojë në Tiranë.
Lajmi është konfirmuar nga vet Basha gjatë një interviste për “News24”. Kryedemokrati është shprehur se më herët qytetarët e Tiranës i kanë besuar atij drejtimin e Bashkisë si dhe përfaqësimin për herë të parë si deputet.
“Unë do të garoj në qytetin e Tiranë. Tirana më ka besuar për herë të parë përfaqësimin si deputet. Më ka besuar drejtimin si kryebashkiak dhe unë do të garoj në qytetin e Tiranës.”-tha Basha./ Opinion.al