Moska ka shprehur keqardhje për vendimin e Tiranës që shaplli një ditë më të parë të padëshiruar diplomatin rus. Lajmi bëhet i ditur nga agjencia e lajmeve Ria Novosti, që citon Zv. Ministrin e Jashtëm Alexander Grushko.
“Ky është një provokim i qartë që synon përkeqësimin e marrëdhënieve ruso-shqiptare dhe, natyrisht, ky hap jo miqësor nuk do të mbetet pa përgjigje,” tha Grushko.
Një ditë më parë Ministria e Jashtme e Shqipërisë shpalli non grata diplomatin rus, Alexey Krivosheev për shkelje të masave anti-COVID, duke kërkuar që ai të lërë vendin brenda 72 orëve./Opinion.al