Gazetari Spartak Koka tha në emisionin “Opinion”, se drejtuesi i njërës prej automjeteve të aksidentuara pranë Ambasadës Italiane pak ditë më parë, është gjobitur 43 herë nga policia.
“43 herë është gjobitur, personi që nget makinën”, u shpreh Koka. Ndërkohë i pyetur nga gazetari Blendi Fevziu, se si është e mundur që me 43 gjoba nuk i është hequr patenta, Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimeve të Transportit Rrugor Blendi Gonxhja, pohoi se kjo nuk ëhstë mundësuar nga kuadri ynë ligjor.
“Në kuadrin tonë ligjor gjithë shkeljet e tij nuk janë për t’i marr për jetë patentën”, pohoi Gonxhja./Opinion.al