Në emisionin “Historia ime” në Tv Klan, ka qenë Sami Albrahimi 60 vjeç, nga Fushë-Kruja i cili ka rrëfyer së në datën 14 Dhjetor 2019, pësoi një aksident i cili e ka dëmtuar shumë, psikologjikisht dhe fizikisht.
Teksa po priste një makinë tek mbikalimi i Fushë-Krujës, e përplas një makinë e panjohur, e cila u largua nga vendngjarja menjëherë.
I goditur keq tek pjesa e poshtme e trupit, ku njëra këmbë iu thye dhe tjetra pësoi 4-5 fraktura të forta deri në kockë, Samiu mbeti i gjakosur në rrugë.
Në vendngjarje shkoi Urgjenca e Spitalit të Fushë-Krujës, e cila nuk e çoi në Spitalin Ushtarak, por e çoi Samiun në shtëpinë e tij duke e lëshuar përtokë në ballkon.
Samiu: Isha nisur për të ardhur në Tiranë, për të marrë bashkëshorten time tek shtëpia e vetë. Ishte ditë shiu, ishte furtunë e po prisja në cep të rrugës tek mbikalimi i Fushë-Krujës. Isha në cep të rrugës dhe kisha çadër, makina mu duk sikur ka ardhur pa drita deri në momentin që është afruar dhe pastaj ka ndezur dritat. Më goditi dhe më la pa ndjenja.
Pak me vonesë por erdhi policia me gjithë urgjencën e spitalit të Fushë-Krujës. Më morën më çuan në urgjencën e Fushë-Krujës, aty më mbajnë rreth dy orë, më bënë një mjekim sipërfaqësor një serum dhe një qetësues për gjumë. Pas dy orësh më thonë çohu nga krevati, i thashë në asnjë mënyrë unë jam sakatuar, nuk mund të ec.
Mirela Milori: U goditët dhe çfarë dëmi pësuat?
Samiu: Nuk ecja dot, këmbën e majtë që kam aksidentuar është shkurtuar 2cm. Më ka thënë mjeku nëse ti nuk do e operosh këmbën dhe nuk do të bësh kontrolle rregullisht, ti do të ngelesh invalid për gjithë jetën. Ata kanë ardhur tek mbikalimi, i shikoja me sy policinë dhe ata të ndihmës së shpejtë, më kanë marrë me barelë, më futën në urgjencë e më dërguan në spital. Çudia më e madhe është që në atë gjendje më thanë, çohu prej krevatit dhe gjatë kohës që isha çuar dhe i thashë unë nuk mund të lëviz, pantallonat në gju dhe poshtë i kisha të gjakosura sepse i kam dëmtuar të dyja këmbët, pavarësisht se kjo mori fraktura dhe jo thyerje.
Në sytë tim ata bënin muhabet, njëri thoshte ky është për tek trauma në Tiranë duhet çuar urgjent, tjetri thoshte do ta çojmë në Krujë. Më hipën në karrocë, unë me mendimin se do më çonin në spital në Tiranë, më hipën në urgjencë dhe vetëm kur e shoh veten përpara shtëpisë sime dhe më e forta është se unë nuk kisha asnjë person në shtëpi. Më çuan me karrocë deri tek shkallët dhe më lanë në ballkon, në çimento. Ata shoqëruesit, infermierët nuk kishin asnjë faj, i kishin thënë çojeni. Ky është realiteti./ Burimi: Tv Klan