Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Bëja maska dhe pastroja”,përpjekjet e Rexhepajt për të dalë nga burgu

2021/01/19 at 4:34 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“Bëja maska dhe pastroja”,përpjekjet e Rexhepajt për të dalë nga burgu

Mediat në Ekuador i kanë kushtuar një artikull Dritan Rexhepit, 40-vjeçarit vlonjat, i njohur si një nga bosët e trafikut të kokainës në Amerikën Latine.

“Gjatë seancës dëgjimore, Rexhepi u shpreh se gjatë pandemisë ai pastronte pavionet çdo të diel dhe bënte maska me bluza apo ndonjë gjë tjetër. “Siç e dini, pothuajse të gjithë këtu ishin të infektuar, por duke falënderuar Zotin, gjithçka shkoi mirë”,- mësohet të ketë thënë ai.”- thuhet ndër të tjera në shkrimin e medias së Ekuadorit.

Kujtojmë që Rexhepi u bë i njohur në vend, kur u zbulua lidhja që kishte me rrëmbimin e Jan Prengës në Kamzë në janar të 2020, pasi vëllai i tij Astrit Prenga rrëmbeu një sasi të konsiderueshme kokaine në Angli që vinte nga Amerika Latine, dhe që i përkiste pikërisht Dritan Rexhepit.

Ky i fundit për shenjë presioni urdhëroi dhe porositi në Shqipëri rrëmbimin e vëllait të Astrit Prengës, Jan Prenga dhe organizatorët nga 3 grupe kriminale e dhunuan aq keq atë sa dyshohet se i kanë marrë jetën. Trupi i tij edhe sot nuk është gjetur.

Ndërkaq përtej kësaj, mediat në Ekuador shkruajnë se në fund të vitit të kaluar atij ju refuzua kërkesa për tu liruar me kusht.

SHKRIMI NË MEDIAN E EKUADORIT
Më 23 dhjetor, gjykata refuzoi kërkesën për lirimin me kusht të Dritan Rexhepit, njeriu që kërkohet nga tre vende evropiane për krime të ndryshme. Dritani po vuan një dënim për trafik droge në burgun Latacunga, 110 kilometra nga Quito në Ekuador.

Ai u arrestua më 27 qershor 2014, në Guayaquil, në një operacion të quajtur Balcanes. Pasi u arrestua u zbulua edhe fakti që ai kishte tre identitete. Rezulton të jetë regjistruar me me emrat Ioannis Dionysopoulos (emri grek) dhe me Lulezim Murataj (emri shqiptar). Por pas hetimeve, u përcaktua se kombësia e tij ishte shqiptare dhe emri i tij i vërtetë ishte Dritan Rexhepi. Ai u dënua me 13 vjet burg për trafik droge më 10 Prill 2015. Rexhepi u burgos në Guayaquil, por që nga viti 2017 u transferua në burgun Latacunga.

Në vitin 2020 kishte informacione të reja për Rexhepin. Europol zbuloi se një 40-vjeçar shqiptar përdorte mjete të sofistikuara të koduara për të drejtuar një organizatë të trafikut të drogës nga Ekuadori. Ai nuk e përmendi emrin e tij, por shtypi shqiptar raportoi se ai ishte Rexhepi. Sipas Zyrës së Policisë Evropiane, shqiptari negocioi drejtpërdrejt me kartelet e drogës në Amerikën e Jugut, organizoi dërgesa të mëdha kokaine në portet kryesore të Evropës dhe me ndihmën e bashkëpunëtorëve të vendosur në Itali, Hollandë dhe Shqipëri planifikoi shpërndarjen e drogës në gjithë Evropën.

Por në kohën që po finalizohej ky operacion ndërkombëtar dhe kur u bë publik, Rexhepi kishte filluar procedurat për të marrë lirinë me kusht në Ekuador dhe pothuajse do i’a kishte dalë me sukses nëse nuk do të ishin kërkesat për ekstradim.

Dosja të cilës Komisioni i referohet u prezantua nga mbrojtja e Rexhepit dhe madje edhe nga avokati i burgut. Sipas kësaj dosjeje, shqiptari ishte privuar nga liria për gjashtë vjet, dy muaj e dymbëdhjetë ditë në kohën kur filloi procedurat për të dalë nga burgu. Me fjalë të tjera, ai kishte kryer 48.3% të dënimit dhe mbrojtja kërkoi lirimin me kusht për shkak edhe të sjelljes së tij të mirë.

Rexhepi ka tre arratisje në regjistrin e tij: në vitin 2006, nga Policia e Durrësit, në Shqipëri; në 2011, nga burgu i Voghera, Itali; dhe nga Burgu Merksplas, Belgjikë, gjithashtu në 2011.

Gjatë seancës dëgjimore, Rexhepi u shpreh se gjatë pandemisë ai pastronte pavionet çdo të diel dhe bënte maska me bluza apo ndonjë gjë tjetër. “Siç e dini, pothuajse të gjithë këtu ishin të infektuar, por duke falënderuar Zotin, gjithçka shkoi mirë”,- mësohet të ketë thënë ai.

Por, pavarësisht kërkesës gjykatësit kanë vendosur të mos e lënë të lirë me kusht shqiptarin e kërkuar në tre shtete./Opinion.al

Etiketa: burgimdritan rexhepajjan prengaMASKAmedia ekuadorshkrim

Ju sugjerojmë

Shabani Avokat i Popullit, PD do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për ta rrëzuar
Kryesore

Shabani Avokat i Popullit, PD do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për ta rrëzuar

15 Dhjetor, 2025 6:13 pm
Llogara/ U gjet i djegur brenda makinës, viktima dyshohet se vrau veten
Kronikë

Llogara/ U gjet i djegur brenda makinës, viktima dyshohet se vrau veten

15 Dhjetor, 2025 4:36 pm
Gjendet një person i pajetë brenda një makine të djegur në Llogara
Kronikë

Gjendet një person i pajetë brenda një makine të djegur në Llogara

15 Dhjetor, 2025 3:36 pm
Berisha tregon prapaskenat e votimit të Endrit Shabanit: Ambasadori i BE telefonoi…
Kryesore

Berisha tregon prapaskenat e votimit të Endrit Shabanit: Ambasadori i BE telefonoi…

15 Dhjetor, 2025 2:35 pm
Balla: PS drejt krijimit të Komisionit të Etikës, goditje emërimeve partiake
Kryesore

Balla: PS drejt krijimit të Komisionit të Etikës, goditje emërimeve partiake

15 Dhjetor, 2025 12:16 pm
PD u tërhoq nga “Zgjedhorja” dhe “Territorialja”, PS: Vazhdojmë punën
Kryesore

PD u tërhoq nga “Zgjedhorja” dhe “Territorialja”, PS: Vazhdojmë punën

15 Dhjetor, 2025 11:23 am
Elbasan/ Vëllai godet me thikë vëllain
Kronikë

Elbasan/ Vëllai godet me thikë vëllain

15 Dhjetor, 2025 11:19 am
Berisha në SPAK: Dumani kishte mbledhur BKH dhe u lexonte urdhrin e fundit të Ramës
Aktualitet

Berisha në SPAK: Dumani kishte mbledhur BKH dhe u lexonte urdhrin e fundit të Ramës

15 Dhjetor, 2025 10:36 am
PD kërkoi përjashtimin e Ballës me 30 ditë nga Kuvendi, “Etika” rrëzon kërkesën
Kryesore

PD kërkoi përjashtimin e Ballës me 30 ditë nga Kuvendi, “Etika” rrëzon kërkesën

15 Dhjetor, 2025 10:32 am
Mblidhet grupi parlamentar i PS, të pranishëm Rama dhe Balluku
Kryesore

Mblidhet grupi parlamentar i PS, të pranishëm Rama dhe Balluku

15 Dhjetor, 2025 10:26 am
Para
Arrestohet protestuesja,dyshohet se do i shiste Rusisë laptopin e Pelosit

Arrestohet protestuesja,dyshohet se do i shiste Rusisë laptopin e Pelosit

COVID-19 në Shqipëri/Regjistrohen 562 raste të reja dhe 8 viktima

COVID-19 në Shqipëri/ 586 raste të reja, regjistrohen 6 viktima

“Kushtetuesja”, Soreca: Është urgjent funksionaliteti i plotë i gjykatës

Vaksina/ Soreca: BE jep 70 milionë € grante për Ballkanin Perëndimor

TE FUNDIT

Shabani Avokat i Popullit, PD do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për ta rrëzuar

Shabani Avokat i Popullit, PD do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për ta rrëzuar
15 Dhjetor, 2025

PD do të çojë në Gjykatën Kushtetuese zgjedhjen e Endri Shabanit në postin e Avokatit të Popullit. Mësohet se grupi...

Lexo më shumë

Llogara/ U gjet i djegur brenda makinës, viktima dyshohet se vrau veten

Llogara/ U gjet i djegur brenda makinës, viktima dyshohet se vrau veten
15 Dhjetor, 2025

Një ngjarje e rëndë u shënua këtë pasdite në Llogara, ku një person u gjet i djegur brenda makinës së...

Lexo më shumë

Gjendet një person i pajetë brenda një makine të djegur në Llogara

Gjendet një person i pajetë brenda një makine të djegur në Llogara
15 Dhjetor, 2025

Një person është gjetur i pajetë brenda një makinë të djegur në Llogara. Makina është gjetur në një rrugë dytësore...

Lexo më shumë

Berisha tregon prapaskenat e votimit të Endrit Shabanit: Ambasadori i BE telefonoi…

Berisha tregon prapaskenat e votimit të Endrit Shabanit: Ambasadori i BE telefonoi…
15 Dhjetor, 2025

Nga deklarata e përditshme për shtyp, Sali Berisha iu përgjigj deklaratave të Taulant Ballës, i cili më herët sot tha...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com