Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gripi spanjoll në Shqipëri, leja për të lëvizur nga qyteti në qytet

2021/01/19 at 10:42 AM
në -Kulturë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Gripi spanjoll në Shqipëri, leja për të lëvizur nga qyteti në qytet

Pandemia e gripit spanjoll e vitit 1918 njihet si një nga pandemitë më vdekjeprurëse në histori. Numri i viktimave llogaritet nga 20-50 milionë persona. Shumë vendeve u mungojnë statistikat dhe të dhënat lidhur me impaktin e kësaj pandemie. Sa i përket Shqipërisë, janë të rralla të dhënat lidhur me prezencën e “gripit të Spanjës apo sëmundjes spanjolle”.  Megjithatë, në arkivën e shtetit gjenden disa dokumente që tregojnë për disa masa që ka marrë në atë periudhë nënprefektura e Elbasanit.

Kur pandemia e njohur si gripi spanjoll u përhap edhe në Shqipëri, vendi në atë periudhë administrohej nga ushtritë e huaja; ajo italiane, austro-hungareze dhe franceze.

Në atë periudhë vendit i mungonte një sistem shëndetësor i mirëorganizuar, mjekët dhe spitalet për të përballuar një ngjarje shëndetësore të kësaj përmase.

Në dokumentet e Arkivës së Shtetit që sjell për herë të parë SCAN, gjendet një qarkore e shkruar me shkrim dore për shpërndarjen e afisheve informuese por edhe disa shkresa të tjera që të ndihmojnë të hedhësh sadopak dritëlidhur me atë që ka ndodhur në ato vite në Shqipëri.

Statistikat dhe shmangia e grumbullimeve masive

Shkresa e parë mban numrin 412 dhe i drejtohet drejtorisë së Dumresë në Belsh. Në këtë periudhë kishte pak muaj që bota ishte përfshirë nga pandemia (shpërtheu në shkurt 1918).

“Duhet të bani hetimet e nevojshme dhe të na lajmëroni se prej punëtorëve dërguemë në rrugë ose tu ardh prej rruge në shtëpi të tynë, sa vetë kanë vdekun deri tani në rrugë? Të bani një listë duke treguar emnin, mbiemnin si dhe katundin” shkruhet në shkresën që mban datën 22 gusht 1918 dhe firmën e nënprefektit.

Në këtë periudhë, në Shqipëri aplikohej ‘taksa e rrugës” ku shqiptarët në moshë pune detyroheshin që të shlyenin detyrimin duke punuar disa ditë në muaj në ndërtimin e rrugëve.

Si rrjedhojë e këtij detyrimi, punimet kryheshin me aksione masive që grumbullonin shumë njerëz por në këtë rast, përbënin rrezik për përhapjen e virusit.

Afishe për mbrojtjen nga ‘sëmundja e Spanjës’

Një shkresë tjetër mban numrin 110 dhe datën 17 dhjetor 1918 ku nënprefektura e Elbasanit u drejtohet krahinarive që i vë në dijeni për afishet me masat parandaluese për “sëmundjen e Spanjës”  që duhet të shpërndahen në popullatë. Po ashtu, nënprefektura u kërkon krahinarive që të lajmërojnë kryepleqtë megojë që të veprojnë ashtu sikurse shkruhet në zëdhënie, pra në afishet publike ku jepen masat që duhet të marrin shqiptarët për të parandaluar infektimin.

Leja për të lëvizur nga qyteti në qytet

Një shkresë tjetër është ajo e datës 8 dhjetor 1918 që mban firmën e Emin S.Matraxhiut në Elbasan drejtuar nënprefekturës ku i kërkon leje lëvizje nga Elbasani në Berat. Në letër drejtuar nënprefektit, Matraxhiu shkruan se kërkon të shkojë në Berat e të qendrojë aty për më shumë se një muaj për arsye tregtie./ Burimi: SCAN

Etiketa: gripi spanjolllejeshqiperi

Ju sugjerojmë

I arrestuar në operacionin “URA”, shqiptari ekstradohet nga Belgjika në Itali
Aktualitet

I arrestuar në operacionin “URA”, shqiptari ekstradohet nga Belgjika në Itali

6 Qershor, 2025 5:52 pm
Përfshihet nga flakët një banesë pranë qendrës në Vlorë
Aktualitet

Përfshihet nga flakët një banesë pranë qendrës në Vlorë

6 Qershor, 2025 5:23 pm
Shtetet e BE-së synojnë të ulin kompensimin për vonesat e fluturimeve
Bota

Shtetet e BE-së synojnë të ulin kompensimin për vonesat e fluturimeve

6 Qershor, 2025 5:11 pm
Politikanët në Rusi ‘tallen’ me sherrin Trump-Musk: Mos u grindni djema!
Bota

Politikanët në Rusi ‘tallen’ me sherrin Trump-Musk: Mos u grindni djema!

6 Qershor, 2025 4:59 pm
BE mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale pas sanksioneve të SHBA-së
Bota

BE mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale pas sanksioneve të SHBA-së

6 Qershor, 2025 4:49 pm
Serbët përgjojnë stërvitjet e Sylvinho-s, pamje filmike nga përgatitja e kuqezinjve
Sport

Serbët përgjojnë stërvitjet e Sylvinho-s, pamje filmike nga përgatitja e kuqezinjve

6 Qershor, 2025 4:37 pm
(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe
Kryesore

(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe

6 Qershor, 2025 4:08 pm
Formacioni i mundshëm i Shqipërisë, dy balotazhe për Serbinë
Kryesore

Formacioni i mundshëm i Shqipërisë, dy balotazhe për Serbinë

6 Qershor, 2025 3:49 pm
Tentoi të kalonte përtej kufirit emigrantë nga Palestina, arrestohet 37 vjeçari
Aktualitet

Tentoi të kalonte përtej kufirit emigrantë nga Palestina, arrestohet 37 vjeçari

6 Qershor, 2025 3:40 pm
Shtohen rreth 37 mijë kontribuues në skemën e pensioneve
Aktualitet

Dokumenti, lehtësira fiskale për pensionistët/ Përjashtohen nga taksa e pronës dhe..

6 Qershor, 2025 3:27 pm
Para
Plagoset me thikë vëllai i gjyqtares së KPA, Natasha Mulaj

Plagoset me thikë vëllai i gjyqtares së KPA, Natasha Mulaj

COVID-19/ Kina ndërton qendrën masive të karantinës

COVID-19/ Kina ndërton qendrën masive të karantinës

Tiranë/ 30-vjeçari hidhet nga Ura e Institutit

I dehur dhe me armë në makinë, arrestohet 23-vjeçari

TE FUNDIT

I arrestuar në operacionin “URA”, shqiptari ekstradohet nga Belgjika në Itali

I arrestuar në operacionin “URA”, shqiptari ekstradohet nga Belgjika në Itali
6 Qershor, 2025

Një shtetas shqiptar, i cili u arrestua më 21 maj në Arlon të Belgjikës, si pjesë e operacionit ndërkombëtar “URA”...

Lexo më shumë

Përfshihet nga flakët një banesë pranë qendrës në Vlorë

Përfshihet nga flakët një banesë pranë qendrës në Vlorë
6 Qershor, 2025

Një banesë është përfshirë nga flakët e zjarrit pasditen e sotme pranë qendrës historike të Vlorës. Sipas informacioneve paraprake, zjarri...

Lexo më shumë

Shtetet e BE-së synojnë të ulin kompensimin për vonesat e fluturimeve

Shtetet e BE-së synojnë të ulin kompensimin për vonesat e fluturimeve
6 Qershor, 2025

Vendet e Bashkimit Evropian e kanë miratuar një plan që u mundëson kompanive ajrore të bëjnë vonesa më të gjata...

Lexo më shumë

Politikanët në Rusi ‘tallen’ me sherrin Trump-Musk: Mos u grindni djema!

Politikanët në Rusi ‘tallen’ me sherrin Trump-Musk: Mos u grindni djema!
6 Qershor, 2025

Sherri online mes Donald Trump dhe Elon Musk ka shkaktuar reagime të shumta të rivalëve politikë të dyshes. Ish-presidenti rus,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com