Ka nisur ditën e sotme vaksinimi i 42 mjekëve dhe infermierëve të pavionit COVID të Pediatrisë Infektive.
Nëpërmjet një video të publikuar në “Facebook”, Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu është shprehur se vijon vaksinimi, dhe sipas saj 447 mjekë dhe infermierë të vijës së parë të betejës janë sot më të mbrojtur nga COVID-19.
“Sot po vaksinohen 42 mjekë, infermierë të pavionit Covid të Pediatrisë dhe të spitaleve COVID. Përgjatë gjithë javës së shkuar, ku ne kemi filluar planin tonë të vaksinimit me vaksinimin e mjekëve, infermierëve dhe një pjese të epidemiologëve të Tiranës, Durrësit, Krujës dhe disa qyteteve përreth. Janë vaksinuar saktësisht 447 mjekë, infermierë, epidemiologë, të cilët janë në vijën e parë të ofrimit të shërbimit”, tha Manastirliu.
Ndërkaq sipas Manastirliut, pas mjekëve dhe infermierëve, ata që do të vaksinohen janë të moshuarit në azile dhe ata mbi 75-vjeç.
“ Të moshuarit në azile dhe ata mbi 75-vjeç janë katigotitë që vijën për t’u vaksinuar,” tha Manastiliu ndër të tjera./Opinion.al