Të tjera detaje janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur ditën e djeshme në rrugën “Njazi Meka” në Tiranë, ku një makinë përplasi për vdekje një vajzë 10 vjeçe.
Mësohet se Alban Guri, drejtuesi i mjetit i cili përplasi të miturën ishte në gjendje të dehur. Pasi përplasi 10-vjeçaren ai ka tentuar të largohet nga vendi i ngjarjes, por më vonë është arrestuar nga policia.
Më herët Iliaz Petali, babi i të miturës kërkoi drejtësi për ngjarjen e rëndë, teksa tha se në momentin e ngjarjes vajza ishte e shoqëruar nga gjyshja e saj, ndërsa makina e cila e ka përplasur ishte me shpejtësi.