Shqipëria prej disa ditësh është përfshirë nga një mot i acartë. Sipas MeteoAlb ditën e sotme bregdeti dhe zonat e ulëta do të vijojnë me kthjellime dhe vranësira të lehta, por vranësira më të shpeshta shfaqen në zonat malore përgjatë kufirit lindor.
Ky stabilitet i kushteve atmosferike do të na shoqërojë edhe gjatë orëve të natës, kur vranësirat shtrihen pothuajse në të gjithë vendin duke sjellë ndonjë reshje të izoluar dëbore. Po sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit ulen sërish në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -13°C në 6°C.
Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri 40 km/h nga drejtimi verior-verilindor duke krijuar në det dallgëzim 4 ballë./ Opinion.al