Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Çani:Gjobvënësit i përmendin të tjerë që shumë shpejt do ikin për lesh

2021/01/16 at 7:47 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Çani:Gjobvënësit i përmendin të tjerë që shumë shpejt do ikin për lesh

Pyetja se kush janë gjobëvënësit e pronave në jug të vendit solli debat mes Arian Çanit dhe analistit Arjan Curi mbrëmjen e kësaj të premteje në Zonë e Lirë. Predispozita e Curit për të përmendur emra, solli reagimin gati-gati të ashpër të Çanit, i cili tha se në studion e tij mund të përmenden emra viktimash, por jo gjobëvënësish. Çani i kujtoi Curit ku jeton dhe se në një “vend të mbushur me ujqër dhe me gjobëvënës”, nuk e mbron njeri.


Adriatik Lapaj: Në punën time të përditshme si avokat, përballem me ZRPP-të edhe në jug të vendit kryesisht, e di ç’më ndodh? Këta kanë filluar vendosin masa kufizimi në bazë të nenit 27 të ligjit 111 të vitit 2018. Ke një pronë ti, e ke marrë si ish-pronar? Të vendosin masa kufizimi, ta bllokon shteti vetë. Sipas ligjit, masa mund të mbahet 30 ditë, jo më shumë. Në momentin që kalon 30 ditë, ZRPP-ja ose organi shtetëror që ka kërkuar vendosjen e masës, ose duhet ta çojë çështjen në gjykatë dhe të marrë sigurim padie, që do të thotë ta bllokojë me vendim gjykate përkohësisht, ose masa duhet të bjerë. E di ç’bëjnë këta?

Arian Çani: Po pse e bëjnë këtë punë se nuk e kuptova? Cili është qëllimi?

Adriatik Lapaj: Ti ke marrë 100 hektarë tokë në Ksamil ta zëmë, në Himarë, ta bllokojnë pronën, vijnë taksidarët nga Tirana, të thonë, do na japësh kaq hektarë tokë, apo ta bllokojmë pronën. Jo i thua ti, nuk ti jap. Ta bllokojnë pronën.

Arian Çani: Po si e bllokojnë pra me ligj?

Adriatik Lapaj: Ta bëjnë me vendim të ZRPP-së po të them.

Arian Çani: Po pra, e mbështesin në një ligj apo jo?

Adriatik Lapaj: Po ligji thotë 30 ditë…

Arian Çani: Po me ligj është… ore, po Hitleri nuk erdhi pa vota në pushtet.

Adriatik Lapaj: O Çan 30 ditë thotë ligji, pas 30 ditësh duhet të bjerë masa nëse nuk ka një vendim gjykate.

Arian Çani: Po këta çfarë bëjnë?

Adriatik Lapaj: E lenë masën thonë ti ik në gjykatë dhe kundërshto masën. Shkon në Gjykatën Administrative ti, fiton në Shkallë të Parë, kalojnë nja 4 vjet derisa sa del Apeli në Administrative të Apelit, se një është në gjithë Shqipërinë. E fitove ti? Bie masa nga SHK-ja, shkon prap ti. Pas 2 muajsh prap masë këta. Ik prap në gjykatë dhe 4 vjet.

Arian Çani: Po pse e bëjnë këtë punë?

Adriatik Lapaj: Me të të nxirë jetën që të mos e zhvillosh pronën tënde, që ke marrë, pronën e gjyshit, babait…

Arian Çani: Po kush do të përfitojë nga ajo pronë ndërkohë?

Adriatik Lapaj: Po të vijnë të venë gjobë pra, ose më jep kaq hektarë, ose më jep lekë, ose unë të vendos masë.

Artan Lame: Jo jo të lutem, kjo është akuzë…

Adriatik Lapaj: Unë t’i them me emra! Familja Premtja, familja Çiniu…

Artan Lame: Jo, jo, jo… Më thuaj emrat e gjobëvënësve?

Adriatik Lapaj: Po ti them more, ik e hetoi këto që them unë.

Arjan Curi: Drejtorin e Sarandës më e ka…

Arian Çani: Emra gjobëvënësish? Jo, jo…

Arjan Curi: Po hajde ikim, nëse nuk i do me emra pra.

Arian Çani: Je në terezi, pse ti mendon se do të ndryshoj unë Shqipërinë? As më rruhet fare…

Arjan Curi: Po hajde ikim pra.

Arian Çani: Unë të përmend gjobëvënës këtu?

Arjan Curi: Po pse jo?

Arian Çani: Ou… Përmendi ti diku tjetër, këtu jo njëherë, në këtë studio jo.

Arjan Curi: Po më i përmend unë..

Arian Çani: Jo nuk dua. Emra viktimash po, po emra gjobëvënësish jo. Më vjen keq Curi, ti je dhe djalë i zgjuar.

Arjan Curi: Po i ka vartës ky mo.

Arian Çani: Po pse ku jeton këtu? Mos të mbron njeri ty këtu, në këtë vend. Këtu ligjin e bëjnë ata. Këtu është mbushur me ujqër dhe me gjobëvënës, ti do përmendësh gjobëvënës. A je në terezi apo jo? Gjobëvënësit i përmendin disa të tjerë, në disa studio që shumë shpejt do ikin për lesh. Kujdes!/tvklan.al

Etiketa: adriatik lapajarjan canigjobvenesit


Ju sugjerojmë

Tenderi për lotin e katërt të Unazës, Lala: Balluku është nën hetim
-U tha në Opinion

Tenderi për lotin e katërt të Unazës, Lala: Balluku është nën hetim

24 Nëntor, 2025 10:41 pm
Vetëdorëzimi para RENEA-s, një prej të dyshuarve në Orosh është i plagosur
Kronikë

Vetëdorëzimi para RENEA-s, një prej të dyshuarve në Orosh është i plagosur

24 Nëntor, 2025 9:56 pm
Josep Borrell: SHBA-të nuk mund të konsiderohen më aleate të BE-së
Bota

Josep Borrell: SHBA-të nuk mund të konsiderohen më aleate të BE-së

24 Nëntor, 2025 9:17 pm
Dorëzohen dy të dyshuarit për terrorizëm në Pukë
Kronikë

Dorëzohen dy të dyshuarit për terrorizëm në Pukë

24 Nëntor, 2025 8:54 pm
Negociatori ukrainas: Plani origjinal i paqes “nuk ekziston më”
Bota

Negociatori ukrainas: Plani origjinal i paqes “nuk ekziston më”

24 Nëntor, 2025 8:23 pm
Foltorja para Kryeministrisë, Berisha: Koha na thërret për të shpëtuar vendin
Kryesore

Foltorja para Kryeministrisë, Berisha: Koha na thërret për të shpëtuar vendin

24 Nëntor, 2025 8:01 pm
Ibrahimaj zbulon kur do të nisë shpërndarja e bonusit të fundvitit për pensionistët
Aktualitet

Ibrahimaj zbulon kur do të nisë shpërndarja e bonusit të fundvitit për pensionistët

24 Nëntor, 2025 6:48 pm
Lufta në Ukrainë, Trump dhe Xi Jinping zhvillojnë bisedë telefonike
Bota

Lufta në Ukrainë, Trump dhe Xi Jinping zhvillojnë bisedë telefonike

24 Nëntor, 2025 5:27 pm
CNN/ Pesë mënyra se si mund të përfundojë lufta Rusi-Ukrainë
Bota

Diskutimet për paqen Ukrainë-Rusi, Trump: Diçka e mirë mund të jetë duke ndodhur

24 Nëntor, 2025 3:32 pm
Ushtarët ukrainas reagojnë ndaj planit të paqes të SHBA: Askush nuk do e mbështesë
Bota

Ushtarët ukrainas reagojnë ndaj planit të paqes të SHBA: Askush nuk do e mbështesë

24 Nëntor, 2025 2:36 pm
Para
Vaksinat antiCOVID/ Pfizer redukton dërgesat drejt BE-së

Vaksinat antiCOVID/ Pfizer redukton dërgesat drejt BE-së

Parashikimi i motit, 16 janar 2021

“SHBA nuk iu përgjigj propozimeve”,Rusia do largohet nga “Qiej të Hapur”

“SHBA nuk iu përgjigj propozimeve",Rusia do largohet nga “Qiej të Hapur”
















TE FUNDIT

Tenderi për lotin e katërt të Unazës, Lala: Balluku është nën hetim

Tenderi për lotin e katërt të Unazës, Lala: Balluku është nën hetim
24 Nëntor, 2025

Në emisionin “Opinion”, gazetarja Klodiana Lala, foli më tepër, në lidhje me hetimet e SPAK për zëvendëskryeministren Belinda Balluku. Lala...

Lexo më shumë

Vetëdorëzimi para RENEA-s, një prej të dyshuarve në Orosh është i plagosur

Vetëdorëzimi para RENEA-s, një prej të dyshuarve në Orosh është i plagosur
24 Nëntor, 2025

Pas afro 15 orësh të rrethuar nga RENEA dhe forca të shumta policie, janë vetëdorëzuar Julian Cumrraku dhe Arben Uka....

Lexo më shumë

Josep Borrell: SHBA-të nuk mund të konsiderohen më aleate të BE-së

Josep Borrell: SHBA-të nuk mund të konsiderohen më aleate të BE-së
24 Nëntor, 2025

Ish-përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikën e Jashtme, Josep Borrell, është shprehur se SHBA-të nuk mund të konsiderohen më...

Lexo më shumë

Dorëzohen dy të dyshuarit për terrorizëm në Pukë

Dorëzohen dy të dyshuarit për terrorizëm në Pukë
24 Nëntor, 2025

Pas më shumë se 12 orësh rezistencë dhe negociatash intensive, dy personat e kërkuar që kishin qëndruar të izoluar në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com