Italia ka regjistruar një rritje të rasteve të reja dhe viktimave të infektuar me COVID-19.
Sipas autoriteteve, janë regjistruar në 24 orët e fundit 17246 raste te reja të infektuara, në rritje nga 15774 të ditës së mëparshme. Ndërkohë, bilanci i viktimave mbetet i lartë, me 522 persona të cilët kanë humbur jetën, për një bilanc total që shkon në 80848 viktima që nga nisja e pandemisë.
Ndërkaq, bëhet me dije se Lombardia kthehet sërish në rajonin më të goditur gjatë 24 orëve të fundit./Opinion.al